E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo do të nisë nesër stërvitjen me 10 mungesa

Milano - Dita e sotme ishte përsëri pushim për skuadrën e Interit, përpara se të nisë përgatitjet për derbin e madh me Milanin. Ekipi i drejtuar nga Murinjo do t’i rikthehet stërvitjes ditën e nesërme.

Portugezi nuk do të ketë në dispozicion plot 10 futbollistë, pasi, ata do të jenë të angazhuar me përfaqësueset e tyre për ndeshjet e mesjavës. Grupi i kampionëve të Italisë pritet të plotësohet ditën e mërkurë për të filluar stërvitjen e plotë për superpërballjen e fundjavës me Milanin.

Këta janë emrat e futbollistëve të Interit të cilët do të jenë të angazhuar me përfaqësueset e vendeve të tyre: Adriano, Julio Cesar dhe Maicon (Brazil); Nicolas Burdisso, Walter Samuel e Javier Zanetti (Argjentinë); Mario Balotelli (Itali U-21); Sulley Muntari (Ganë); Dejan Stankovic (Serbi); Victor Obinna (Nigeri).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›