“Largimi i qeverisë, reforma që kanë nevojë shqiptarët”
Autori i Lajmit: red.
Qeveria me kokën futur në librin e gjobave, si struci në rërë, nuk do të shohë e as të dëgjojë se shumica dërrmuese e shqiptarëve është krejt e ndërgjegjshme se e vetmja reformë që ka nevojë shoqëria jonë deri në zgjedhje, e vetmja e nevojshme dhe urgjente është heqja e kësaj qeverie të Gërdecit. Ky koment u bë dje nga anëtarja socialdemokrate e Komisionit të Medias, Diana Çuli. Sipas saj, mazhoranca sundimin e ligjit nuk e koncepton ndryshe përveçse me gjoba e burgime dhe, madje, i vë gjoba medias pse nuk i shërben asaj dhe kryetarit të saj. Për Çulin, një tjetër shkelje e qeverisë është moszbatimi i ligjit të Akademisë dhe emërimi i një Akademie, sipas shijes së mazhorancës.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008