E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keane kërkohet nga Boltoni

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:52

Skysports.com ka njoftuar se Bolton është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Robbie Keane.

Bolton kërkon një sulmues pas rikthimit të Daniel Sturridge në Chelsea, pasi përfundoi aventurën e tij të suksesshme të huazimit, ndërsa Johan Elmander ka kaluar në Galatasaray si futbollist i lirë.

Keane, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij me Tottenhamin, nuk është i nevojshëm në White Hart Lane dhe ka humbur vendin në ekipin e Harry Redknappit. Ai në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte huazuar në West Ham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›