E Shtunë, 31 Tetor 2026

E-Coli “zbarkon” në Greqi

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 15:41

Organizmi i kontrollit të ushqimeve në Athinë ka urdhëruar ndalimin e shitjeve për një sasi mishi dhe qoftesh të ngrira të prodhuara në Gjermani, në të cilat është diktuar prania e bakterit vdekjeprurës E-Coli.

Bakteri u gjet në supermarketet e zinxhirit “LIDL”.

Sipas shefit të Zyrës së kontrolleve ushqimore, është urdhëruar sekuestrimi i menjëhershëm i gjithë sasisë së mishit dhe të qofteve.

Ende nuk dihet cila është sasia e tyre e hedhur sakaq në treg, pasi bakteri është lokalizuar në një ngarkesë që kishte nisur të shpërndahej prej ditësh.

Organizmi i kontrollit bëri me dije se ka filluar hetimet, për të parë sa ka arritur produkti i infektuar të shpërndahet dhe ku.

Autoritetet greke u bënë thirrje të gjithë atyre që ende nuk i kanë konsumuar këto produkte, t’i asgjësojnë menjëherë, ose të njoftojnë organet kompetente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›