E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keiroz: Jemi ende në dorë të Shqipërisë

 

Trajneri Keiroz, i cili vazhdon të jetë në rrezik për pozicionin e tij, shprehet i çliruar pas përballjes së “Qemal Stafës”. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Shqipëria luajti shume mirë sepse ka lojtarë të tillë. Tani e besoj zotin Kuzhe dhe shpresoj që ata mund të fitojnë me Danimarkën këtu dhe të marrin një rezultat të mirë me Suedinë në transfertë. Ne luajtëm në maksimumin tonë kundër Shqipërisë pasi na duhej ajo fitore. E përsëris, shpresoj që Shqipëria të marrë rezultate pozitive me Danimarkën dhe Suedinë”, është shprehur Keiroz, i cili i falet lojës së kuqezinjve sidomos për të ndalë Danimarkën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›