E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet,13 % e fëmijëve humbin jetën

 

Nxënësit e shkollave fillore janë më të rrezikuarit për të qenë viktima të një aksidenti rrugor. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 13 % e totalit të vdekjeve të tyre shkaktohen nga këto aksidente. Nga monitorimi i kryer pranë shkollave, specialistët e ISHP vunë në dukje se, në afërsi të ambienteve të tyre mungon sinjalistika specifike rrugore. “Në dalje të shkollës nxënësit përballen direkt me mjetet motorike, për shkak se dyert janë me pamje nga akset me intensitet të lartë lëvizje. Po ashtu mungojnë mbikalime apo lehtësira që eliminojnë në maksimum rreziqet nga aksidentet”, shprehen specialistët. Ata kanë bërë edhe një listë më shkollat më të rrezikuara. “Më të rriskuarat janë shkollat ‘1 Maji’, ‘Vasil Shanto’, ‘Sabaudin Gabrani’, ‘Shkolla e Kuqe’, ‘Ali Demi’, ‘Kongresi i Lushnjës’, vërejnë ekspertët. Shkaku kryesor i aksidenteve mbetet shpejtësia e lartë e drejtuesve të automjeteve, por nuk mbeten pas pakujdesia e kalimtarëve. Duke i kategorizuara në këtë mënyrë aksidentet, 24 % e tyre kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, 21 % nga pakujdesia e këmbësorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›