Mediat, kritika ndaj Portugalisë
Nuk kanë qenë aspak miqësore mediat vendase dhe evropiane me skuadrën e Keiroz edhe pse fitoi ndaj kuqezinjve të Kuzhesë. “Portugalia është dashur të punojë shumë për të mposhtur Shqipërinë”, komenton “Goal.com”. Ndërsa “Correio de Manha” shkruan: “Portugalia ka fituar në Shqipëri me 2:1 në një ndeshje mjaft të vështirë, ku përformanca e futbollistëve tanë nuk ka qenë në nivel”. Portugalia me fitoren e shënuar gjendet në vendin e tretë në Grupin 1. “Portugalia e Cristiano Ronaldos, ka arritur të fitojë në Shqipëri me fat, me një gol të shënuar në minutën e tretë të lojës shtesë
nga Alves”, komenton portali gjerman “Sport1.de”.