E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keit Mos prezanton koleksionin e saj “Topshop Verë 2009”



Keit Mos, më joshëse se kurrë kthehet për të provokuar me veshjet transparente, të cilat e bëjnë të duket më sensuale se kurrë më parë. Të gjitha veshjet janë pjesë e koleksionit “Topshop Verë 2009” të dizenjuara nga vetë modelja. Veshjet janë frymëzuar nga stili oriental dhe shoqërohen me aksesorë dhe bizhuteri të mahnitshme, pa lënë pas dore as vathët e mëdhenj dhe shumë byzylykë, të cilët e bëjnë të duket më seksi dhe joshëse. Keit dallohet për trupin elegant dhe fotot e para për këtë sezon janë realizuar gjatë ditëve të pushimit, në jahtin e saj në Montekarlo. Ajo ishte e ftuara speciale e milionerit anglez Filip Grin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Kristina. Tashmë modelja është edhe stiliste dhe për këtë ka dashur të dhurojë një “nudo” më të veçantë, ku nxjerr në pah elegancën e modës më të rafinuar. Modelja britanike në këtë shërbim fotografik, herë shfaqet me një fustan të shkurtër, herë me fustan të gjatë me stampime kafshësh, të cilët flasin gjuhën e sensualitetit ekzotik, veçori dalluese e bukuroshes Keit Mos, e mrekullueshme dhe kurrë e zakonshme.

25 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›