“Big Mama” në “qiellin e 24-t”
Tirana fiton Superligën në një mbrëmje madhështore në “Qemal Stafa”. Presidenti Halili: “Trofeu kurorëzoi sakrificat e përpjekjet tona”
Dash Frashëri
Triumfon “Big Mama”. Hijerënda “Zonja e madhe”. Tirana u rikthye në mënyrë madhështore në panteonin e kampionëve të mëdhenj. Kësaj radhe për herë të 24-t. Një rekord shqiptar. I paarritshëm nga askush. As nga motrat e saj kryeqytetase Dinamo (17) e Partizani (15). Titulli kampion, në javën e fundit, kundrejt një rivale të madhe si Vllaznia (2-1), e për më tepër në tempullin mitik të futbollit shqiptar “Qemal Stafa”.
TAKIMI
Një titull i merituar plotësisht. Me një dominim thuajse total të bardhebluve nga minuta e parë e deri të vërshëllima e gjyqtarit sllovak Hreniak. Me një kryevepër të kapitenit Devi Muka, pikërisht në sekondën e 100-të super-sfidës së sezonit 2008-2009 e me një gol plot finesë të “Këpucës së artë” të këtij kampionati, Migen Memellit (30’), që regjistroi nga ana e tij jo vetëm golin e tij të 22-të në kampionat, por dhe titullin e tij të parë si kampion i Shqipërisë. Goli i Xhevair Sukajt në minutën e 88-të shërbeu thjesht për statistikat e ndeshjes, në një takim jo pak të tensionuar e të frymëzuar nga më shumë se 12 mijë të pranishëm në impiantin ndërkombëtar.
PROTAGONISTËT
Kur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i dorëzoi “kupën me veshë” kapitenit Devi Muka, festa ishte e tëra bardhe e blu. Të gjithë protagonistët janë në një mëndje: “Ky është një titull i merituar”. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, njeriu që investoi gati 800 milionë lekë të vjetra e vendosi në tavolinë 120 milionë lekë një ditë para finales tha pas ndeshjes: “Është një titull me shumë sakrifica. Të gjitha përpjekjet e sakrificat e mia i kam falur. U kam bërë hallall dhe atyre që pa dashje na kanë penguar”. Trajneri i tretë sezonal i bardhebluve, Alban Tafaj e ndau meritën me kolegët e tij. “Kam besuar se ky ekip do të shpallej kampion. Kanë kontribut të jashtëzakonshëm si Slishkoviç e Kolës. Ia kushtoj dhe tifozëve të Tiranës”.
LOJTARËT
Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, fitoi titullin e shtatë në karrierën e tij. Vlonjati u tregua një xhentëlmen i vërtetë: “ “Këtë titull dua ta ndaj edhe me trajnerin Agustin Kola, edhe pse ai nuk ishte në stadium”. Mesfushori punëtor, pesë herë më parë nënkampion, Bledar Devolli, fitoi për herë ta parë titullin:
“Është dita më e bukur për mua. Kishim ekipin më të mirë”
Veterani Nallbani, “Tata” që regjistroi titullin e 8-të: “Kam pasur shumë siklet këto ditë. Isha i bindur se do ta fitoja dhe këtë titull”. Mbrojtësi i jashtëzakonshëm Rezart Dabulla: “Tirana është mësuar me trofe, ky titull do të mbahet mend pasi u fituar nga një skuadër që u krijua rishtas”. Mesfushori i Kombëtares, Ansi Agolli: “Ky është një nga titujt më të bukur. Jam shumë i gëzuar”. Mbrojtësi Andi Lila shijoi për herë të parë një titull kampion: “Tirana e meritonte të fitonte dhe Kupën e Shqipërisë. Ky titull i takon presidentit Halili, trajnerëve Slishkoviç, Kolës e Tafaj. Jemi në qiellin e shtatë”.
24 “kurorat” e Tiranës
1. 1930
2. 1931
3. 1932
4. 1934
5. 1936
6. 1937
7. 1964 – 65
8. 1965 – 66
9. 1968
10.1969 – 70
11.1981 – 82
12.1984 – 85
13.1987 – 88
14.1988 – 89
15.1994 – 95
16.1995 – 96
17.1996 – 97
18.1998 – 99
19.1999 – 00
20.2002 – 03
21.2003 – 04
22.2004 – 05
23.2006 – 07
24.2008 - 09
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 33, E FUNDIT
23.05.2009
Tirana-Vllaznia 2-1
Apolonia-Shkumbini 3-1
Lushnja-Partizani 1-0
Flamurtari-Besa 4-0
Bylis-Dinamo 3-0
Elbasani-Teuta 3-2
RENDITJA
1. Tirana 68
2.Vllaznia 64
3.Dinamo 52
4.Teuta 44
5.Shkumbini 44
6.Flamurtari 42
7.Besa 40
8.Apolonia 38
9.Bylis 37
10.Partizani 36
11.Lushnja 36
12.Elbasani 35
Box:
TRAJNERËT KAMPIONË
Në “Librin e artë” të trajnerëve kampionë të Tiranës janë dhjetë emra që kanë fituar në total 24 kampionate: Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1), Sulejman Starova (1) e Alban Tafaj (1).
“KËPUCA E ART˔
29-vjeçari Memelli në sezonin e parë të tij me Tiranën fitoi “Këpucën e artë” të këtij sezoni. Sulmuesi bardheblu shënoi 22 gola, më shumë se kushdo tjetër në këtë kampionat. Migeni është dhe golashënuesi më i mirë në Kupë: 8 gola. Memelli mban edhe disa rekorde personale e sezonale gjatë këtij edicioni futbollistik: autor i golit më të shpejtë në kampionat pas vetëm 8 sekondash lojë, shënuesi i pesë golave brenda një ndeshje kupe,
REKORDI I ABRAHAMIT
Mbrojtësi i Tiranës, nigeriani Abraham Alchevny ka vendosur një rekord unikal në kampionatin shqiptar. Është i pari i huaj që ka fituar katër herë rresht një titull kampion në Shqipëri, dhe për më tepër me tre skuadra të ndryshme: me Elbasanin në sezonin 2005-2006, me Tiranën në sezonin 2006-2007 dhe së fundi me Dinamon në sezonin 2007-2008 e sërish tani me Tiranën (2008-2009).
Zbardhen enigmat “evropiane”
Tirana do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve
Flamurtari, Vllaznia e Dinamo në Ligën e Europës
Me përfundimin e sezonit 2008-2009 e fitimin e titullit kampion nga ana e Tiranës, u zbardh edhe enigma e fundit e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane edicionin e ardhshëm: Tirana, Vllaznia,Flamurtari e Dinamo. Shqipëria do të paraqitet në dy kompeticionet europiane të klubeve me katër skuadra, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Europës, kjo e fundit e krijuar rishtas pas “shkrirjes” së Kupës UEFA dhe asaj Intertoto.
LIGA E KAMPIONEVE
Tirana është skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, si kampione e Shqipërisë në Kampionatin e 70-të Kombëtar të futbollit. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë). Në raundin e parë eliminator luajnë skuadrat kampione të vendeve, kampionatet e të cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino). 22 skuadra do të kualifikohen direkt për në fazën e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetëm 16, pasi 16 të tjerat ishin të kualifikuara direkt nga UEFA. Nga turi i tretë eliminator do të kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretë eliminator do të ketë dy grupe dhe nga secili grup do të kualifikohen 5 ekipet e para. Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.
LIGA E EUROPËS
Shqipëria do të paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupës së Shqipërisë dhe dy skuadrat e tjera, që renditen nga vendet 2-3. Flamurtari (si fitues i Kupës), Vllaznia (e vendit të dytë) e Dinamo (vendi i tretë) janë tre skuadrat që tashmë e kanë prerë biletën në kompeticionin më të ri të organizuar nga UEFA për klubet. Edhe këtu e veçantë për edicionin 2009-2010 është fakti se fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës. Dy ekipet e tjera shqiptare në Ligën e Europës e nisin aventurën nga turi i parë eliminator.
SEZONI I KALUAR
Skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica: humbi 0-2 në Tiranë (gola të Miljkoviç në të 65’ dhe Stokiç në të 80’)dhe 2-1 në Bosnjë. Daniel Xhafa shënoi për Dinamon. Edicionin e kaluar në Kupën UEFA luajtën Vllaznia (fituese e Kupës së Shqipërisë) e Partizanin i vendit të dytë. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”). Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit. Partizani barazoi 0-0 në Bosnjë me Shiroki Brijeg dhe humbi në Tiranë 1-3 (gol i Muzakes me penallti). Besa morri pjesë në Kupën Intertoto, ku kaloi në turin e parë qipriotët e Ethnikos Achnas: 0-0 në Tiranë dhe 1-1 në Qipro (gol i Lecit). Në turin e dytë eliminator u eliminua nga zviceranët e Grasshopers: humbi 2-1 në Zvicër (gol i Fortunat) dhe 0-3 në Durrës.
ZONA E EUROPËS
Ekipet shqiptare
LIGA E KAMPIONEVE
Tirana
LIGA E EUROPËS
Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia
25 Maj 2009