Rrëzohen Lushnja e Elbasani, Bylis e Partizani në play-out
Incidente midis tifozerive kundërshtare në “Roza Haxhiu”, ndërhyn policia. Apolonia e Flamurtari shkatërrojnë Shkumbinin e Besën në ndeshje stërvitore
Edhe pse fitoi përballjen direkte me Partizanin (1-0), Lushnja shoqëroi Elbasanin në “misionin” drejt Kategorisë së Parë, në një takim dramatik të mbyllur me incidente midis tifozerive kundërshtare e me një ndërhyrje të fortë të forcave të rendit për të rivendosur nën kontroll situatën e krijuar kordonin mbrojtës të treshes së gjyqtarëve maqedonas. Të kuqtë nga kryeqyteti, që i dolën të mbijetojnë nga rrëzimi direkt, do të luajnë së bashku edhe me Bylisin ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, që u renditën në vendet 3-4, respektivisht me Kastriotin e Gramozin të Kategorisë së Parë.
LUSHNJA-PARTIZANI 1-0
Në një “Roza Haxhiu” elektrizues e të tejmbushur, rreth 9 mijë shikues, ku 1000 kishin ardhur nga kryeqyteti, Lushnja e Partizani, zhvilluan një nga ndeshjet më dramatike në javën e fundit të kampionatit. Klodian Arbëri ishte protagonist i disa rasteve të humbura, por dhe Hasalla e vuri në vështirësi portierin Shehi. Partizani kërkoi një 11-metësh në minutën e 27-të, por nuk u konsiderua i tillë nga gjyqtari. Sulmuesi i Lushnjës, Dorian Bubeqi realizoi në minutën e 35-të, por anësori maqedonas kishte ngritur flamurin më parë. Në minutën e 41-të, Isidor Sekseri shënoi një gol të bukur për Lushnjën, duke u dhënë shpresë mbijetesë verdhëjeshilëve, kur djemtë e Ilir Gjylës kishin në dispozicion gati 50 minuta lojë për të shënuar golin e dytë, që do të thoshte edhe rrëzimi i Partizanit një kategori më poshtë.
FLAMURTARI-BESA 4-0
Flamurtari u tregua i pamëshirshëm ndaj një Besë që mburriti në Vlorë në thuajse në versionin U-19. Pas një pjesë të parë pa gola, fituesit e Kupës së Shqipërisë shpërthyen duke realizuar brenda pesë minutash 3 gola, dy me sulmuesin e talentuar Ardit Shehaj (64’ e 68’) të pasuar nga Arlind Rustemi në të 69’. Llogaritë e ndeshjes së “kontrollit” për Flamurtatin i mbylli golashënuesi më i mirë i vlonjateve në këtë edicion, kroati Mate Brajkoviç në minutën e 88-të. Flamurtari e përfundoi sezonin në vendin e 6-të me 42 pikë, dy më shumë se Besa, që në javë e fundit nuk u “ngop” së bëri dhurata për skuadrat kundërshtare.
Festë në Fier, mbijeton Apolonia
Festë e jashtëzakonshme në “Loni Papuçiu”. Festë mbijetesë e triumfi njëkohësisht pas fitores 3-1 të Apolonisë me Shkumbinin. Dy gola të shpejtë në harkun e gjashtë minutave, së pari Agim Meta (14’) e më pas kapiteni Arbër Dhrami (20’), i siguruan Apolonisë në avantazh të dyfishtë në përballjen “miqësore” me Shkumbinin. Taulant Çerçizaj shënoi golin e tretë për fierakët në humbjen e pestë radhazi të peqinasve. Në fund të takimit, Shkumbini realizoi me penallti golin e nderit. Apolonia e trajnerit serb Esad Karishik siguroi përfundimisht mbijetësen në Kategorinë Superiore, për më tepër duke shmangur edhe zonën e play-out.
Dinamo i heq Bylisit litarin nga fyti
Bylisi, i rrezikuari i madh në pesë javët e fundit e favoriti kryesor për të rënë në Kategorinë e parë, realizoi një tjetër fitore me vlerë mbijeteseë, kësaj radhe kundër kampionëve të sezonit të kaluar, Dinamos (3-0). Në fakt, fitorja e formacionit ballshiot pritej, pasi kundërshtarët blu nga kryeqyteti në asnjë rast nuk u impenjuan seriozisht për sfidën me Bylisin, duke udhëtuar në “Adush Muça” me mendjen te pushimet e sezonin e ardhshëm. Gentian Muça e Maringlen Kule shënuan dy gola brenda dhjetë minutash, 19 e 28’, ndërkohë që golin e tretë e realizoi “legjionari” sllav Dejan Godar në minutën e 88-të. Gjithsesi, Dinamo në kundërpërgjigje të tre golave të Bylist, goditi tri herë shtyllën.
Lamtumira e hidhur e Elbasanit
Elbasani në versionin “junior” i bëri një mbyllje të bukur kampionatit, pavarësisht se fitorja 3-2 kundër Teutës në “Ruzhdi Bizhuta” nuk i bëri asnjë punë 2-herë kampionëve të Shqipërisë, që rikthehen pas gjashtë sezonesh në Kategorinë e Parë. Pas një goli në pjesën e parë të talentit elbasanas Eder Peti, fundit i takimit ishte i gjithë për t’u shijuar pasi në fraksionin e dhjetë minutave u shënuan katër gola, nga dy për çdo ekip, ku spikati dygolëshi i sulmuesit të Teutës, Vangjel Mile. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, gjatë një interviste nga dhomat e paraburgimit në Rrogozhinë, akuzoi FSHF-në si shkakun kryesor të rrëzimit të Elbasanit, me argumentin prishjes së kampionatit për shkak të afrimit të datës së finales së Kupës së Shqipërisë.
VERDIKTET
SEZONIT 2008-2009
Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 33-të, Kampionati i 70-të Kombëtar i Kategorisë Superiore prodhoi edhe verdiktet përfundimtare të sezonit.
Tirana (Vllaznia), kampionia e re e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Kampionia do të marrë një shpërblim financiar prej 65 mijë eurosh nga Federata Shqiptare e Futbollit në formë investimi.
Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë do të luajë së bashku edhe Vllazninë (vendi i dytë) e Dinamon (vendi i tretë) do të luajnë në kualifikueset e Ligës së Europës, por vlonjatët do ta nisin nga turin e dytë eliminator i Euroligës.
Bylis e Partizani janë dy skuadrat e Kategorisë Superiore që do të luajnë ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, që u renditën në vendet 3-4.
Elbasani e Lushnja do të luajnë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë, në të Parën.
Të mërkurën e ardhshme në “Qemal Stafa” e “Selman Stërmasi” do të luhen ndeshjet për një vend në Superligë, Bylis-Gramozi e Partizani-Kastrioti.
Verdiktet e sezonit 2008-2009
Kampione
Tirana
Kupa e Shqipërisë
Flamurtari
Play-out
Bylis, Apolonia
Bien nga Kategoria
Elbasani, Lushnja
Ngjiten në Superligë
Laçi, Skënderbeu
Ndeshjet e play-out
Bylis - Gramozi
Partizani - Kastrioti
Në Europë
KAMPIONËT E SHQIPËRISË
Kategoria Superiore
Tirana
Kategoria e Parë
Laçi
Kategoria e Dytë
Memaliaj
10 fakte “flash” nga sezoni
1. Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore.
2. Skuadrat e kryeqytetit: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15) kanë fituar 56 nga 70 kampionatet.
3. Vllaznia me 9 tituj kampionë është “rekordmenia” e rretheve. Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtarit (1) janë skuadrat e tjera.
4. Vllaznia doli për herë të 14-të nënkampione e vendit. Shkodranët kanë dalë edhe 14 herë të tretët.
5. Tirana është i vetmi ekip që merr pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani, pra në 70 të tilla.
6. Nga 12 ekipet që morën pjesë në sezonin 2008-2009, titullin kampion e kanë fituar vetëm shtatë skuadra.
7. Vetëm një skuadër kampione, Skënderbeu, fituesi i titullit në vitin 1933 nuk mori pjesë në edicionin 2008-2009.
8. Tirana është ekipi që ka zhvilluar më shumë ndeshje historike në Superligë: 1650 ndeshje; 873 fitore, 422 barazime, 355 humbje.
9. Tirana është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Shqipëri: 2854 gola gjatë 1650 ndeshjeve (873 f, 422 b, 355 h).
10. Elbasani e Lushnja bien në Kategorinë e Parë. Partizani e Bylisi do të luajnë në play-out. Nga Kategoria e Parë ngjiten Laçi e Skënderbeu.
25 Maj 2009