E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keit Perri i shpëton jetën të dashurit



Këngëtari i grupit “Gym Class Heroes”, Trevis Mekoj, ka pohuar se është merita e të dashurës së tij, yllit të këngës “I Kissed a Girl”, Keit Perri, që ai ka përballuar depresionin për t’iu rikthyer jetës normale. “Vërtet kishte një vrimë të zezë para dy vitesh, kur preka fundin... dhe e thirra Kejtin, e cila ishte në Los Anxhelos. E mora në telefon dhe i thashë: “A mund të vish këtu dhe të më shoqërosh pasi nuk ndihem mirë”, - është shprehur Trevis. “Dhe sinqerisht mendova se ajo nuk do të vinte, vërtet nuk mendova se do të isha këtu tani. Pasi biseduam, ajo më kuptoi. Besoj se vërtet kjo gjë më shpëtoi jetën”, - ka shtuar këngëtari.

Uill Smith merr këshilla erotike nga bashkëshortja

Aktori dhe këngëtari Uill Smith konsultohet me gruan e tij, Xhada, për skenat seksuale që duhet të interpretojë në filma të ndryshëm. Smith ka pranuar se Xhada, gruaja e tij prej 11 vjetësh, e ka ndihmuar që ta kalojë “turpin” në skenën filmike me aktoren Rosario Dauson në filmin “Seven Pounds”. “Dëshiroj që femrat të ndihen mirë pranë meje dhe nuk dëshiroj të lë përshtypjen se po përfitoj nga rasti. I tillë jam. Prandaj nuk ndihesha komod. Por Xhada më tha: “Dëgjo, e di se ndihesh në siklet, por pres nga ti të jesh me profesional. Kur të bësh skenën e dashurisë duhet t’u tregosh se je profesionist i vërtetë”.

10 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›