E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikol pranon: “Levis Hamilton është xheloz”



Këngëtarja e grupit të famshëm “Pussycat Dolls”, Nikol Sherzinger, nuk ka ngurruar të rrëfejë për jetën e saj private dhe lidhjen me kampionin e botës në Formula 1, Levis Hamilton. Sipas saj, jo çdo gjë është ashtu siç duket në pamje të parë. E dashura e kampionit britanik shpesh bezdiset nga vëmendja e tepërt që ai ka ndaj saj, por edhe këshillat e tepërta vend e pavend. “Levis më thotë përherë se disa lloje veshjesh duhet të m’i shikojë vetëm ai të veshura, por unë nuk jam xheloze për femrat e tjera, të cilat e ndjekin atë”, - ka theksuar këngëtarja në një interviste për “Daily Sport”. Sherzinger tregon një siguri të madhe që ka ndaj të fejuarit të saj, ndërsa nga ana e pilotit të ri nuk ekziston kjo siguri, çka bën që lidhja e tyre të lëkundet në themele. Këngëtarja e “Pussycat Dolls” është rreth 7 vjet më e madhe se Hamilton dhe lidhjen mes të dyve e kanë parë me skepticizëm personat më të afër me ta. Nikol është fokusuar shpeshherë gjatë garës së Brazilit, ku Hamilton fitoi titullin botëror duke u kthyer në një nga mbështetëset më të mëdha të tij.

Keanu Rivs i thotë lamtumirë “Matrix”-it

Aktori Keanu Rivs kthehet, por tashmë jo ashtu siç jemi mësuar ta shohim. Personazhi i tij është Klatu, një alien i cili është pjesë e filmit “The Day The Earth Stood Still” për t’i thënë lamtumirë personazhit më të famshëm të quajtur Neo të trilogjisë “Matrix”. “E di që do të zhgënjej me mijëra fansa, - është shprehur aktori gjatë një interviste, – por nuk besoj se Neo ka diçka të re për të treguar. Për mua kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur, megjithatë ajo ka përfunduar tashmë”. Fansave të vëllezërve Vaçkavski, edhe pse me dhimbje, do t’u duhet të mësohen me faktin se nuk do të ketë vazhdim të filmit të tyre të preferuar, duke përkrahur mendimin e Rivs, se çdo gjë ishte thënë. Ky është momenti i personazhit të ri, i atij të “The Day The Earth Stood Still”, i cili është rikthim i një filmi kult të viteve ‘50. “Ky është një personazh që i ndihmon meshkujt të kuptojnë rrezikun që u kanoset dhe u ofron atyre mundësinë për të gjetur në kohë një zgjidhje”,- shpjegon Rivs. “Sigurisht është thjesht fantashkencë e gjitha kjo, por mbase kemi vërtet nevojë për një jashtëtokësor për të kuptuar se po shkatërrojmë Tokën”.

Anxhelina Zholi: “Teknikisht jam e lirë”

Aktorja Anxhelina Zholi është shprehur se ajo “teknikisht” është një “femër e lirë”, pasi ende nuk është martuar me partnerin e saj, Bred Pit. Zholi, e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin e filmit “Fight Club”, thotë se dyshja mund të martohet me qëllim që të adoptojë edhe një fëmijë tjetër, pasi bashkëjetesa mund ta bëjë adoptimin edhe më të vështirë. “Bred dhe unë nuk jemi të martuar, prandaj teknikisht si femër e lirë ka shumë vende nga të cilat nuk mund të adoptoj. Dhe teknikisht, si mashkull i lirë, shumica e vendeve nuk do t’i lejonin Bredit të adoptojë”,- ka thënë Zholi. “Bred dhe unë përpiqemi të balancojmë jetët tona, prandaj jemi këtu për fëmijët tanë dhe po ashtu përpiqemi të plotësojmë detyrimet si njerëz”, - ka shtuar bukuroshja.

10 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›