Keit Perri rrëfen: “Kam një tatuazh me fjalën “Jezus”
Keit Perri nga njëra anë nuk përpiqet të mbajë të fshehur shpirtin e saj rrok paksa të egër dhe nga ana tjetër dëshiron të tregojë magjepsjen sensuale të një femre plot sharm. Dhe ja tek pozon për një shërbim të “Esquire”, në të cilin i afrohet aparatit fotografik në një mënyrë turbulluese: me një veshje intime badi të zezë dhe një shikim prej vajze të keqe. Në intervistën e gjatë për revistën, Keit Perri rrëfen se vlerëson shumë këngëtaret Guen Stefani dhe Madona, të cilat me mjaft mund kanë arritur të jenë të parat në skenë: “Nuk do të më vinte keq që një ditë të isha e famshme si ato të dyja, por mendoj se çdo gjë vjen në kohën e duhur, duke mos harruar që mediat luajnë një rol vendimtar në karrierën e një këngëtareje. E sigurisht miti im është Fred Mërkuri”. Në këtë moment, Keit rrëfen se dëgjon shpesh këngë të Queen dhe Beach Boys, diskun e fundit të Bejonse, që është realizuar në mënyrë perfekte. Në fund, këngëtarja thotë se tashmë është singëll, pasi historia e gjatë me Trevis Mekoi ka përfunduar. Mësohet se ajo ka një tatuazh mjaft special për të cilin ndihet mjaft krenare. “Isha 18 vjeçe dhe isha bashkë me të dashurin e atëhershëm. Dëshiroja të bëja diçka që do të më kujtonte se nga vija dhe për këtë arsye bëra një tatuazh me emrin “Jezus”. Ajo që më shtyu më tepër për të bërë këtë tatuazh ishte se edhe babai im ka katër tatuazhe në të cilët shkruhet fjala “Jezus”.
13 Mars 2009