E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topolanek do të vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm



Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, mësohet se do të vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm, në kuadër të angazhimeve të Çekisë për realizimin e prioriteteve të veta gjatë kryesisë së radhës, përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca e radhës e Çekisë, sipas së cilës Topolanek do të vizitojë një vizitë edhe në Beograd, ku pritet të shprehë mbështetjen e vendit të tij për integrimet e Serbisë në BE. NËJ nga kushtet që i janë caktuar Serbisë për integrimin në BE është edhe arrestimi i të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç. Për këtë arsye, EUFOR-i ndërmori dje një operacion kërkimi në banesën e Dusko Todiç, një ish-ushtarak dhe koleg i gjeneralit Mlladiç në Banja Luka. EUFOR-i tha se operacioni u ndërmor me vendim të gjykatës së Hagës me qëllim gjetjen e informacioneve që do të ishin të domosdoshme për arrestimin e Ratko Mlladiç.

13 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›