Paris Hilton në Hauai me të dashurin Dag
Ka menduar ta shijojë diellin dhe detin e Hauait në shoqërinë e të dashurit Dag Reinhardt. Trashëgimtarja bukuroshe Paris Hilton është shfaqur në plazh me një bikini në ngjyrë të kaltër si qielli duke vënë në pah fizikun perfekt. Për të mbuluar fundshpinën megjithatë ka preferuar të mbajë edhe në ujë një minikostum të zi. Më pas ka ndërruar kostumin e banjës duke veshur një tjetër me ngjyrë të bardhë, por përsëri me pjesën mbuluese të zezë. Por çfarë fshihte në të vërtetë Paris? Me mijëra puthje, përkëdhelje dhe ëmbëlsi nën diell për Parisin dhe Dagun. Qëkur lidhja e tyre u bë publike, çifti nuk nguron të dalë haptaz edhe në evenimentet më të rëndësishme. Hilton i lejoi vetes disa çaste relaksi me pretekstin se i meritonte më shumë se kushdo tjetër. Ajo i ka mahnitur të gjithë me pozat seksi dhe lëvizjet mjaft provokuese, si të një aktoreje të lindur. Dag ndërkohë buzëqesh, luan me të dhe fotoreporterët duket se nuk janë problem për të. Në fund të fundit do t’i duhet të mësohet me jetën luksoze përkrah të dashurës Hilton.
Përgatiti: Blerina Olldashi
13 Mars 2009