E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dënuarit, gjatë 2009-s, 123 kërkesa për ulje dënimi

Kërkesat penale janë depozituar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Lista me emrat dhe vendimet që janë dhënë për një pjesë prej tyre

Laureta Rryçi

Gjatë vitit 2009 rezulton se kanë aplikuar për ulje dënimi 123 të dënuar vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Burime zyrtare pranë kësaj gjykate pohuan dje për gazetën “Albania” se aplikimet kanë nisur që në ditët e para të muajit janar të këtij viti dhe vazhdojnë deri në ditët e sotme. Kjo kërkesë penale është një nga të drejtat që shfrytëzohet më tepër nga të dënuarit duke qenë se parashikohet edhe në ligj. Në varësi të dënimeve dhe muajve që u kanë mbetur për të vuajtur dënimin, ata bëjnë aplikimet në gjykatë. Gjyqtarët, pasi njihen me kërkesën, përcaktojnë se sa ditë ulje dënimi duhet të përfitojnë të dënuarit. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë listën e plotë me emrat e të dënuarve që kanë aplikuar dhe po e publikon atë në numrin e sotëm. Për një pjesë prej tyre gjykata është shprehur duke mbajtur qëndrime të ndryshme në varësi të kërkesave.
VIP-at
Në listën e aplikuesve janë jo pak emra të njohur. Për ulje dënimi ka aplikuar biznesmeni Rasim Shira, i cili vetëm pak kohë më parë u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Po kaq i njohur është edhe i arrestuari nga operacioni “Kompas”, Arian Selimi, ose siç njihet ndryshe me emrin Armando Andoni, i dënuar po nga e njëjta gjykatë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në listë ka dhe shtetas të huaj, por që janë dënuar për vepra penale të ndryshme nga gjykatat shqiptare.
Përfituesit
Për të përfituar ulje dënimi, një rol të rëndësishëm luan dhe vepra penale për të cilën ata janë dënuar si dhe dokumenti i lëshuar nga kreu i burgut në të cilin flitet për të dënuarin. Po kështu, kushtet e vështira ekonomike, gjendja e vështirë shëndetësore apo probleme të tjera familjare, nëse ekzistojnë, do ta ndihmonin të burgosurin që të përfitonte 90 ditë burg falje. Sipas procedurave në momentin që depozitohet një kërkesë fillimisht kalon në short për të përcaktuar gjyqtarin që do ta gjykojë. Më pas përcaktohet dita e zhvillimit të procesit dhe në pak seanca fillimisht dëgjohet i dënuari se përse kërkon ulje dënimi dhe në fund juristi i burgut që flet për dosjen e këtij të dënuari. Gjyqtari i çështjes, pasi ka dëgjuar të dyja palët, vendos në fund nëse do ta pranojë kërkesën apo jo. Sipas ligjit në fjalë, i burgosuri ka të drejtë ta ushtrojë vetëm një herë në vit këtë të drejtë.

Boc

Ligji që përcakton kriteret për ulje dënimi

Të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë një ose disa ulje, deri 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit. Në burgjet e sigurisë së lartë, ulja e dënimit bëhet deri 45 ditë në vit. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë, vlerësohet qëndrimi i të dënuarit nga ulja e mëparshme ose gjatë 12 muajve të fundit. Ulja e dënimit bëhet me vendim të gjykatës mbi kërkesën e të dënuarit, të prokurorit ose të drejtorit të institucionit.

Të dënuarit që kanë aplikuar për ulje dënimi

Daniela Pacani - Pranuar pjesërisht
Gerti Hoxha - Pranuar
Medi Hasani - Inkompetenca
Myrteza Bejo
Arif Mata - Pranuar
Shqiponja Selimi - Pushuar
Dije Karaj - Pranuar
Fatos Murrja - Pranuar pjesërisht
Shkëlqim Palushi - Inkompetenca
Vidjana Tarazhi - Pranuar
Aurel Myftiu - Pranuar - pjesërisht
Bajram Alushi - Pushuar
Artur Rrumbullaku - Inkompetenca
Taulant Kapllanaj
Valter Veizi - Rrëzuar
Altin Hoxha - Inkompetenca
Petrit Shehaj - Pranuar
Bujar Shkembi
Dorjan Manxhari - Rrëzuar
Durim Onuzi
Kejdi Kote - Pranuar
Krenar Sako - Pushuar
Tot Matmuja - Rrëzuar
Ramadan Koboçi - Pranuar pjesërisht
Valbona Frasheri - Pranuar
Feruze Bregu - Pranuar
Kostandin Fezo - Rrëzuar
Plarent Hodaj
Edmond Merko - Pushuar
Detera Licolli
Violeta Shabanaj - Rrëzuar
Gjergji Qirjako - Pranuar pjesërisht
Ded Tanushi - Pranuar
Skënder Tufa
Altin Sejdo - Pranuar
Fatjon Saliu - Pranuar
Klodian Gjoncaj - Pranuar
Erion Hysenllari - Pushuar
Marenglen Halka - Pushuar
Vehap Kapaj - Pranuar
Ilia (Ilir) Elezi - Pranuar
Agustin Kola
Niko Xhumba - Pranuar
Astrit Fejzullari - Pushuar
Edison Ramhoxha
Redi Bregu - Rrëzuar
Harzime Ruko
Shaban Aga - Pushuar
Bilal Balashi
Markel Burnaca - Pranuar
Sarkan Merkuri
Juozas Maziliasuas - Pranuar
Alfred Mulleti - Pranuar
Adrian Muca - Pranuar
Rizvan Mata - Pranuar
Shaban Aga - Pranuar
Enio Dervishi - Pranuar
Dylbere Zhupi - Pranuar
Gazmir Ngota - Rrëzuar
Alketa Shaqiri - Pranuar
Hedije Kollaku
Eunard Hoxha - Pranuar
Sahade Jella
Marie Coku - Pranuar
Arben Lika - Pranuar
Ledion Arapaj
Kujtim Kola
Elvira Bazonji - Pushuar
Marenglen Gjeci - Pranuar
Silvi Bajramaj
Flamur Cakmashi - Pushuar
Ermal Demushi - Pranuar
Bukurie Shkembi - Pranuar
Xhevaire Velia - Pranuar
Kildi Kodra
Ermal Sulmina
Mondi Myftari(Abazi) - Inkompetenca
Armando (Arjan) Andoni (Selimi) - Pranuar
Gracian Morava - Pushuar
Saimir Krosi - Pranuar
Ndriçim Elezi - Pranuar
Jorgos Kozmidhi
Mario Capasso - Pushuar
Blend Cela
Ylli Kambo
Milto Pema - Pranuar pjesërisht
Edmond Zani - Pranuar
Katerina Qyteti - Pranuar
Idajete Myrtaj - Pranuar
Xhavit Cakri - Pranuar
Ilir Kodumi - Pranuar
Rasim Shira - Pranuar
Eduart Skuka
Ramadan Koboci - Pushuar
Elis Gjypi
Gentian Alizoti - Pranuar
Manushaqe Topuzi - Pushuar
Luam Mecaj
Fatjon Luzi
Bajram Alushi - Pranuar
Naile Balla
Artan Qershori - Pranuar
Arben Duka
Artur Muca
Halil Gjyla
Maringlen Gjeci
Alket Kantollari
Armando Gjinushi
Artan Muca
Fatime Xhafa
Skënder Koci
Rinela Elezi
Novruz Nurka
Manushe Meçe
Meliha Hyka
Kreshnik Brahimi
Gjergji Qirjako
Edi Kani
Eunard Hoxha
Gëzim Daku
Edmond Llagami
Gentian Neza
Altin Luzi

13 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›