E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keit Uinslet, aktorja u thotë “stop” skenave nudo



Ju kujtohet nudo në filmin “The Reader”? Ruajeni atë imazh sepse nuk do të mund ta shihni më kurrë aktoren Keit Uinslet të zhveshur. Këtë e pohon vetë ajo gjatë një interviste për numrin e ri të revistës “Harper’s Bazaar”: “Mbush 34 vjeç së shpejti dhe mendoj se ka ardhur momenti të mos dal më nudo, ndodhi për herë të fundit në The Reader” sepse ashtu ishte parashikuar më herët por njerëzit nuk do të shohin trupin tim në asnjë skenë. Jam krenare sepse të gjithë e kanë vënë re se nuk i jam nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjike, gjoksi im është i vërtetë dhe në asnjë pjesë të trupit nuk kam bërë rregullime”,- shprehet aktorja që fitoi çmimin “Oscar”. “Disa nga kolegët e mi kanë zgjedhur të jenë pjesë e kirurgjisë estetike, por unë nuk e kam menduar dhe nuk mendoj se do ta bëj ndonjëherë. Punoj, jetoj jetën time ashtu siç vjen pasi vetëm kështu mund të jem e lumtur dhe e qetë. Nuk kam marrë kurrë drogë, aq më pak të më jetë ofruar kokainë. Nuk kam pasur asnjëherë nevojë ta bëj këtë”,- thotë Uinslet.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›