E Diel, 1 Nëntor 2026

“Këngëtarja tullace” rikthehet pas 15 vitesh NË Teatrin Kombëtar

Në regjinë e Spiro Dunit luajnë Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha e Marjana Kondi

Me një skenografi të veçantë, regji të Spiro Dunit dhe intepretimin e aktorëve të Teatrit Kombëtar si Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha e Marjana Kondi do të rivihet në skenën shqiptare pas 15 vitesh, kryevepra e rumunit Ionesko, “Këngëtarja tullace”. Kështu, mbrëmjen e 13 korrikut publiku shqiptar do të ketë mundësinë të përballet dhe njëherë me shfaqjen u vu në skenë në vitin 1994 me regji të Agim Qirjaqit.
Ndërkaq, regjisori Duni është shprehur për mediat se kjo vepër konsiderohet si një ndër komeditë më të diskutueshme, madje edhe antikomedi, sipas autorit. Ai shpjegon se “Është kjo rrymë që ishte kundër poetikës së Aristotelit, kundër faktit që një vepër fillon me intrigën, zhvillimin dhe fundin.” Aktori Roland Trebicka është dhe aktori kyç, pa të cilin regjisori Duni është shprehur se do ta kishte të pamundur realizim e kësaj vepre. Ndërkaq, edhe aktorët e tjerë vlerëson si profesionistë që do të transmetojnë pa dyshim te publiku, emocionet, vlerat, mesazhin dhe filozofinë e kësaj shfaqjeje të suksesshme në skenat botërore. Sa i takon autorit, Ionekso është një prej zbuluesve të kodit të ri dhe përmbyesës të teatrit modern. Drama e tij njihet si dramë e absurdit. Ndër kujtimet e veta, autori tregon se dramën e tij të parë “Këngëtarja tullace” e ka shkruar krejt rastësisht, madje, me qëllim për ta përqeshur teatrin. Më tërheqëse për të ishin pjesët e dialogut mes bashkëshortëve Smith, të cilët shoqi-shoqit i japin të dhëna banale; kanë dy fëmijë, jetojnë në një lagje të Londrës, janë nënpunës etj.
Kuptimi bosh dhe absurd i këtyre fjalive duket se i pat’ hapur Ioneskos idenë e një dimensioni deri atëherë të pashfrytëzuar sa i takon të folurit dhe dialogut. Në diskursin e gjuhës së përditshme fjalitë më të pakontestueshme dhe të vërteta bëhen bartëse të absurdit, që ai në një shpjegim të shkrimit të vet do ta cilësojë si një fenomen të një tragjedie të komunikimit.

Ndërron jetë nobelisti 89-vjeçar Aleksandër Sollzhenicin

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare nobelisti rus Aleksandër Sollzhenicin. Ai u dënua nga Lidhja e Shkrimtarëve rusë për pikëpamjet e tij, por për këtë çmim u përjashtua duke marrë me vete mallkimin e tyre. Nëpërmjet penës së tij të fuqishme luftoi krimet e Stalinit dhe bëri të njohur tmerrin e kulakëve. Si i burgosur politik, rreth tetë vjet, ai shkruajti librin “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”.U largua nga Rusia në vitin 1974 dhe u strehua në Zvicër, pas kësaj shkoi në Vermont të Amerikës. Romanet “Rrethi i parë” dhe “Pavioni i kancerozëve” u ndaluan në vendin e tij, ndërsa u botuan herë pas here në Perëndim. “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, libri i shkruar mbi përvojën tetë vjeçare të Sollzhenicinit si i burgosur politik, ishte vepra e parë letrare që dënonte drejtpërsëdrejti kulakun sovjetik. Ai u kthye në Rusi më 1994-n si një hero, përpjekje që ishte bërë më parë nga Gorbaçovi. Aleksandër Sollzhenicin është cilësuar si ndërgjegjia e kombit rus. Klod Dyran, drejtori i shtëpisë botuese "Fajard" në Francë, që ruajti të fshehura dorëshkrimet e Kadaresë dhe dy romane në kasafortën e Bankës, është njohur dhe ka bashkëpunuar direkt me Sollzhenjicinin. Sollzhenicini asnjëherë nuk ndali së shkruari, edhe pse shpesh shkrimet ishin kontradiktore në lidhje me qeverinë e tashme ruse. Ai kritikonte mjerimin e shoqërisë dhe ngrehinat e pushtetit që shkërrmoqeshin para syve te tij.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›