E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, rikthehet “Fenomeni”



Tre gola kundër Fluminenses dhe Ronaldo rikthehet në kohët e arta, kur të gjithë e thërrisnin me nofkën “Fenomeni”. Korinthians fitoi 4-2 ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit brazilian. Tashmë, janë 14 gola të shënuar nga Ronaldo në 22 ndeshje, qysh kur braziliani u rikthye fushave pas një viti mungesë. Ronaldo dha edhe asistin e golit të realizuar nga Dentinjo. Korinthians javën e kaluar fitoi Kupën e Brazilit dhe është kualifikuar automatikisht për Kupën Libertadores 2010, e barazvlefshme me Ligën e Kampioneve.

Leo Mesi, “Di Stefano” i ri

Lionel mesi, ylli argjentinas i Barcelonës, u përzgjodh lojtari më i mirë i kampionatit të fundit spanjoll, Primera Divizion, nga juria e çmimit “Di Stefano”. “Mesi, - shkruan gazeta spanjolle sportive “Marca”, - u rendit i pari me 33 pikë, përpara shokut të skuadrës së tij, Andres Iniesta dhe kryegolashënuesit më të mirë të Ligës spanjolle, uruguaianit Diego Forlan të Atletikos së Madridit. Mesi la pas edhe katalanasin Ksavi Hernandes”. “Mesi është Di Stefano i ri”. Ky ishte titulli i “Marca”-s. Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Raul i Realit të Madridit.

Inter, Murinjo hap portat

Seancat e para stërvitore të Interit në prag të sezonit të ri do të jenë të hapura për publikun në “Apiano Xhentile”. Lajmi u dha nga klubi kampion i Italisë. Murinjo do tnjë grup lojtarësh do të zhvillojnë stërvitjet e para, përpara se të nisen të dielën në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në program janë dhe disa ndeshje miqësore. Interi konsiderohet edhe për sezonin e ardhshëm si favoriti kryesor për të fituar titullin, çka do të ishte i pesti rresht, por dhe që do të kalonte rivalët e përjetshëm, Milanin, pasi për momenti të dy skuadrat milaneze kanë nga 17 tituj kampionë të Serisë A.

Shkurt

DOPING
Kampioni olimpik i 1500 metrave në “Pekin 2008”, Rashid Ramzi nga Bahreini doli pozitiv edhe pas analizave B, pra përdorues dopingu. Ramzi është atleti i gjashtë që del pozitiv gjatë Lojërave Olimpike.

GEJ&BOLT
“Usain Bolt? Një kundërshtar si gjithë të tjerët”. Këtë opinion ndajnë Tajson Gej dhe Asafa Pauell në vigjilje të “Golden Gala”-së së Romës. Xhamajkani është mungesa e madhe e garës së 100-metërshit.

ATLETIKO MADRID
Atletiko e Madridit firmosi me portierin Real Valadolidit dhe Kombëtares U-21 spanjolle, Serxhio Asenjo, një kontratë katërvjeçare. Operacioni i transferimit të 20-vjeçarit kushtoi 5 milionë euro.

BORDO
Bordo siguroi shërbimet e mesfushorit të Çekisë, Jaroslav Plazil. 27-vjeçari në dy sezonet e fundit luajti në Spanjë me Osasunën, Plazil nënshkroi një kontratë katërvjeçare. Plazil ka luajtur dikur me Monakon.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›