E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keith Urban: “Nuk kam në plan të bëhem aktor”



Ylli i muzikës kantri, Keith Urban, i ka përgënjeshtruar thashethemet se ai ka vendosur tё luajё nё njё film sё bashku me gruan e tij, Nikol Kidman. Sё fundi ёshtё spekuluar se çifti që ka një vajzë, e cila quhet Sandei Rouz, do tё xhirojnë njё film sё bashku. Por Urban është shprehur se ai nuk e ka plan tё bёhet aktor dhe do tё vazhdojё tё krijojё muzikё. “Mund t’ju them, pasi kam shkuar nё xhirime dhe kam parё Nikolën, kam shumё respekt pёr atё qё ata bёjnё. Por ky nuk është zanati im. Do tё vazhdoj të merrem me studion dhe këngët e mia”,- ka thёnё i vendosur Urban.

Simpson: “Kam mbajtur ditar për të shëruar veten”

Xhesika Simpson ka shkruar një ditar për t’u ndier më mirë pas ndarjes nga bashkëshorti Nik Leslei. Këngëtarja ishte e martuar me Leslein në periudhën mes viteve 2002 - 2005. Simpson thotë se “terapi” për të ka qenë mbajtja e një libri shënimesh për mendimet e saj. “Është shumë terapeutike. Ka shumë mendim dhe ndjenjë aty. E kam shfrytëzuar atë si inspirim për albumin tim. Kam shfrytëzuar fragmente të caktuara fjalish nga shënime të caktuara. Ka qenë një përvojë mbresëlënëse për mua”,- ka thënë Simpson.

20 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›