E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lot të hidhur për Britnin: “Ndihem si e burgosur”



Me videon e fundit “Womanizer” i tregoi botës se kishte rilindur pas periudhës së keqe që kaloi. Megjithatë, nuk ka mjaftuar albumi për të kthyer normalitetin dhe këngëtarja rrëfen: “Në jetën time nuk ka më pasion, asnjë stimul. Ka ditë të mira dhe të këqija. Por kjo situatë duket sikur s’do të mbarojë kurrë”. Ndërkohë, në rrjet ka dalë disku i saj i fundit, “Circus”, që zyrtarisht do të dalë më 2 dhjetor. Interpretuesja e sukseseve si “Toxic”, për momentin është nën kujdesin e të atit Xhemi dhe shpreh dëshirën për të qenë e lirë. Mes lotëve të dokumentarit ajo pranon se jeta e saj pa dyshim ka ndryshuar, por ende nuk është në kulmin e forcës. Me sa duket Britnit i duket vetja si një kafshëz që është mbyllur në strehën e saj për t’iu shmangur botës që e rrethon, por është e fortë dëshira për të qenë e lirë. Situata, megjithatë, është nën kontroll. Nëse nuk do të isha nën kontroll, nuk e di si dhe ku do të isha. Po bëre gabime në fund do t’i paguash. Kjo po ndodh edhe me mua. Në jetën time kurrë nuk kam dashur të ndihem si e burgosur dhe kam dashur të jem e lirë”, - është shprehur Britni. Por ajo ka folur edhe për torturën martesore me Kevin Federlain. “U martova për një sërë motivesh të gabuara. Në vend që të dëgjoja zemrën për të qenë e lumtur, e bëra më tepër për idenë që duhet të martohesha”. Dalja zyrtare e diskut të ri “Circus” është caktuar për më 2 dhjetor, por në rrjet tashmë kënga ekziston dhe dëgjohet nga fansat që prej disa ditësh.

Viktoria, e emocionuar që do të qëndrojë në Milano

Viktoria Bekam do të qëndrojë dy muaj në kryeqytetin e modës, Milano, ku do të shoqërojë burrin e saj, Dejvid Bekam, i cili do të luajë për skuadrën e Milanit. Viktoria ka konfirmuar se ajo së bashku me fëmijët do të udhëtojnë në Itali. “Ne e mbështesim Dejvidin, pasi kjo është një mundësi e mirë për të dhe jemi shumë të emocionuar që do të qëndrojmë në Milano”, - është shprehur ish-anëtarja grupit “Spice Girls”. Disa ditë më parë ajo vendosi disa kushte për transferimin në Itali si, një helikopter privat të disponueshëm për 24 orë, një pistë patinazhi me akull për djemtë, një kartë krediti të palimituar si dhe një pishinë me hidromasazh. Mediat e ndryshme janë shprehur se Viktoria thjesht nuk ka besim te bashkëshorti i saj dhe për këtë arsye e ndjek kudo ku ai shkon.

20 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›