Klum: “Dëshiroj të dukem seksi për burrin tim”
E vetmja arsye për të cilën supermodelja Heidi Klum dëshiron të duket seksi është bashkëshorti i saj, Seal. “Kam krijuar më shumë stil që nga koha që jam me burrin tim. Dëshiroj të dukem seksi për të, prandaj kujdesem më shumë për veshjet”, - ka thënë Klum.
Klum dhe Seal janë martuar në vitin 2005 dhe kanë dy fëmijë, ndërsa modelja thotë se martesa nuk e ka zbehur aspak interesimin e burrit të saj për të, pasi ajo vazhdimisht vishet seksi për ta joshur këngëtarin. Supermodelja gjermane, me humor, shprehet se është pikërisht ai që e shtyn të duket më e bukur se kurrë. “Gjithmonë bëja shaka me të, pasi ai ka më shumë pallto se unë, xhaketa dhe këpucë. Për këtë arsye ai duket shumë seksi. Edhe unë dua të dukem seksi për të”. Bukuroshja 35-vjeçare ka shpjeguar: “Ndonjëherë më duhet të gënjej kur jemi në shtrat dhe mendoj me vete: ‘Oh Zot! Seal është shtrirë pranë meje. ǒbën ai këtu?’ Menjëherë filloj të buzëqesh dhe kuptoj se muaji ynë i mjaltit nuk ka përfunduar ende”. Çifti ka rritur 3 fëmijë bashkë dhe shprehet se kalojnë shumë kohë të dy pa fëmijët për ta mbajtur lidhjen gjallë. Ajo ka shtuar: “Ne vazhdojmë të kemi takime si atëherë kur ishim ende të dashuruar. Shkojmë për darkë ose në kinema. Na pëlqen të jemi romantikë. Disa njerëz kur zgjohen në mëngjes shohin partnerin e tyre dhe kthejnë shpinën. Me ne nuk ndodh kjo”,- është shprehur Klum.
20 Nentor 2008