E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keiti Holms ndryshon pamjen për 32 mijë euro



Aktorja Keiti Holms tashmë do të jetë më e lumtur dhe e sigurt në vete, pasi ka shpenzuar jo pak, por 32 mijë euro për pamjen e saj. Kohët e fundit ajo nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike, aq sa u fol edhe për një shtatzëni të dytë. Të gjitha këto thashetheme rezultuan të pavërteta. Holms i është nënshtruar një diete, e cila e ndihmoi mjaft për pamjen që gëzon sot me bazë lëngjet dhe bimët. Për të lënë pas të gjitha kritikat ajo shpenzoi 32000 euro. Me rastin e premierës në Japoni të filmit “Operacioni Valkyrie”, ku luan bashkëshorti i saj, Tom Cruis, Holms, gjatë qëndrimit në hotelin luksoz “Ritz Carlton” në Tokio, u ka besuar kurave të një ekipi ekspertësh bukurie. Ajo ka kaluar gjashtë orë në parukeri, ku ka vënë extensions dhe i ka zgjatur flokët e saj të shkurtër, të cilët i kushtuan 2000 euro. Para prezantimit të filmit, Holms është shfaqur me një lëkurë të shkëlqyeshme dhe me trup modeleje, fryt i trajtimeve të shumta. Vetëm tualeti i ka kushtuar aktores 1 mijë euro, ndërsa ka shpenzuar 21 mijë euro për të pasur dhëmbë super të bardhë. Holms shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes të paparacëve dhe mediave të ndryshme, të cilat shprehnin një gjendje të ngarkuar të saj për shkak të jetesës së fundit prej një shtëpiake të rëndomtë.

21 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›