E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opel” përgatit modelin sportiv “Corsa 4x4”



Prodhuesve, të cilët automjetet e tyre kompakte po i kthejnë në modele sportive, së shpejti do t’u bashkohet edhe Opel, - pohojnë në portalin e njohur britanik për automobilistikë “Autoexpress”.
Britanikët kanë arritur deri në informacionet më të besueshme dhe fotografitë, sipas të cilave, siç pohojnë gjermanët, kanë arritur të krijojnë “Opel Corsa”-n 4x4. “Corsa” sportive mendohet se do të dalë në treg në vitin 2011 dhe do të ndërtohet në platformën e përshtatur të modelit “Agila”. Automjetin me të cilin prodhuesi gjerman i automjeteve Opel do të konkurronte edhe automjetin “Yeti”, të prezantuar kohë më parë nga Skoda, do ta vërë në lëvizje një paletë e motorëve të vegjël me turbo-mbushës me benzinë dhe naftë. “Corsa 4x4” megjithatë nuk mendohet të vijë për të apasionuarit e automjeteve sportive para gjeneratës së re të “Corsa” dhe “Meriva”. Nga kompania flitet për një automjet që do të konkurrojë modelet më të famshme sportive të industrisë së automjeteve.

“Audi A4”, automjeti më i preferuar në Gjermani

Audi A4 në tregun gjerman i ka mundur me sukses të paparë të gjithë rivalët e tij. Vitin e kaluar ka qenë automjeti më i shitur në klasën e vet në tregun gjerman, tanimë tradicionalisht më i madhi në Europë, kur bëhet fjalë për limuzinat luksoze të klasës së mesme. Gjithsej janë shitur 98.714 njësi të këtij modeli, me të cilën janë mundur bindshëm rivalët. Sa i përket vetë Audit, modeli A4 merr madje 40 për qind të fitimeve në Gjermani. As automjetet e tjera me katër unaza në maskën e përparme nuk janë mbrapa. A6 gjithashtu është lider në segmentin e vet, që vlen edhe për modelin “TT”. Audi po planifikon përpunimin e modelit më të fuqishëm “A3” dhe “RS3”. Në intervistën e fundit njëri nga prijësit e njësisë së kompanisë Audi për zhvillim teknik, Majkëll Dik, ka theksuar se Audi është duke menduar për përpunimin e versioneve të modeleve A3 – RS3 e tani kemi supozimet e para për mundësitë që do të mund të ofrojë automjeti. Supozohet se nën kapakun e kompaktit do të duhej të gjendej motori i njëjtë 2.5 litërsh me turbo-mbushës prej 2.5 litrash nga modeli aktual TT-RS me 340 KF dhe moment të rrotullimit prej 450 Nm.

“Jaguar XF” vjen me modelin karavan

Limuzina sportive Jaguar XF tashmë do të vijë edhe në variantin karavan. Jaguar që prej një kohe të gjatë është duke punuar në versionin karavan të modelit të tij “XF”, i cili së shpejti do të duhej të paraqitej edhe zyrtarisht. Në formë jozyrtare, premiera është përcaktuar për panairin e automjeteve në Frankfurt gjatë vjeshtës. Edhe pse bëhet fjalë për versionin sallon, automjeti i paraqitur, sipas pohimeve të një burimi të brendshëm, do të jetë i gatshëm për prodhimin serik, i cili do të duhej të fillonte deri në fund të këtij viti. Është shumë interesante se po punohet edhe në versionin R Jaguar XF-R Estate me 510 kuaj fuqi, i cili do të jetë një konkurrent i fortë për karavanët e fuqishëm nga Gjermania.

21 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›