Rihana dhe Braun, video seksi?
Edhe sa do t’i duhet të durojë Rihanës? Pas incidentit të fundit të ndodhur me të dashurin Kris Braun, i cili e sulmoi barbarisht, thashethemet më të fundit flasin për një video seksi mes çiftit, e cila mund të bëhet publike së shpejti. Sipas revistës amerikane “Star Magazine”, këngëtarja 21-vjeçare është shumë e shqetësuar sepse në duart e publikut mund të përfundojë një nga videot e realizuara nga Kris, i cili në kishte si pasion të regjistronte disa nga skenat më “hot’ me të dashurën e tij. Po sipas tij, Rihanës i pëlqen të luajë rolin e dominueses dhe nuk ka probleme me seksualitetin e saj. Ajo thjesht mund të turpërohet nëse familja, miqtë dhe e gjithë bota do të shihnin videon e saj.
“Një incident i tillë do të ishte poshtërues për këngëtaren. Ajo është ende e traumatizuar nga ajo që ka kaluar. Gjeja e fundit që do të donte të shihte është publikimi i videos së seksit në internet”, - është shprehur një burim për mediat. Qofshin të vërteta ose jo, thashetheme të tilla do të ishin një tjetër goditje për këngëtaren, për të cilën është folur shumë kohët e fundit.
Anzhelina Zholi, nëna më seksi e Hollivudit
Nuk ka mjaftuar vetëm numri i madh i fëmijëve që ka, por edhe bukuria që e karakterizon për t’u shpallur nëna më e bukur në botën e spektaklit. Sipas një sondazhi të ri të realizuar on-line, Zholi rezulton të jetë më e bukura ndër të gjitha nënat e tjera në karrierë. Aktorja është nënë e gjashtë fëmijëve dhe në këtë sondazh të fundit ka kryesuar me 29 për qind. Në faqen zyrtare të MSN.co.uk, u zbulua se nëna më seksi në Hollivud është partnerja e Bred Pitit, e cila prej disa vitesh i është përkushtuar jo vetëm karrierës, por edhe fëmijëve natyralë dhe të birësuar.
Hall Berri dhe Ris Uitherspun ndanë vendin e dytë, përpara Keit Uinslet, Xhenifer Garner, Keiti Holms, Guineth Paltrou dhe Keit Blanshet.
Vetëm dy ditë më parë, Zholi, edhe pse ishte pretendentja kryesore, u mposht nga italiania Monika Beluçi, e cila u konsiderua aktorja me buzët më të bukura.
21 Mars 2009