Kejsi Tola: Do trondis Mosken dhe Kremlinin
Sigurisht qe Kejsi Tola eshte tashme shume me e kuruar dhe ne forme, sesa ajo adoleshentja 16-vjecare qe fitoi festivalin e fundvitit ne RTSH me kengen “Me merr ne enderr”. Ne daten 4 maj, saktesisht diten e hene, ajo se bashku me grupin realizues te kenges qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion, nisen drejt Moskes. Me kete rast, dje, ne ambientet e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ministri Ardjan Turku priti Tolen, autorin e tekstit te kenges, Agim Docin, kompozitorin Edmond Zhulali, koreografin Julian Bulku, si dhe 2 vajzat shoqeruese te back vokal. “Perfaqesimi juaj do te ngreje ne nje nivel me te larte muziken shqiptare” tha ministri, ndersa Kejsi Tola shtoi se, eshte e lumtur qe perfaqeson Shqiperine dhe do te perpiqet te jape maksimumin e saj. Festivali Evropian i Kenges, do te filloje ne daten 12 maj ne Moske te Rusise, per te vazhduar me pas ne datat 14 dhe 16 maj.
Kejsi, a keni pasur veshtiresi me tekstin ne gjuhen angleze?
Nuk e kam pasur fare te veshtire tekstin ne anglisht. Me ka pelqyer qe ne fillim dhe e kam marre me shume deshire faktin qe kenga do te paraqitej ne anglisht. Sigurisht qe kenga eshte shkurtuar, ka qene diku rreth 4 minuta, nderkohe qe tani eshte rreth 3 minuta.
Cila ka qene pjesa me e veshtire e gjithe realizimit te punes suaj, deri ne finalizimin e videos qe do jete pjesemarrese ne Evrovizion?
Nuk mund te them me e veshtira per ndonjeren prej copezave. Thjesht eshte punuar shume per te gjitha dhe nuk ka pasur ndonje veshtiresi te parealizueshme, me ndonje prej tyre. Gjerat kane ardhur gradualisht, ndaj une nuk kam pasur veshtiresi.
Cfare synoni me pjesemarrjen tuaj ne Moske ne daten 14 dhe 16 maj?
Une synoj perfaqesimin e denje, dua qe ne nje njefare menyre, kur te kthehem ne Shqiperi, te gjithe shqiptaret te ndjehen krenare per ate qe kam bere une atje.
Deshiron te “thyesh” ndonje nga arritjet e kengetareve shqiptare ne Eurovizion?
Normalisht pse te mos dal me mire se te gjitha perfaqesimet e tjera te Shqiperise. Nuk eshte se synoj te kaloj Anjezen, e cila eshte renditur me mire nga te gjithe shqiptaret ne Eurovizion, dua thjesht te dal sa me mire.
Pervec skenes evropiane, a ju emocionon edhe largesia, pasi Rusia eshte shume larg Shqiperise. Ju kane kapur emocionet e skenes se Moskes?
Jo, mendoj se kudo qe te jesh, emri Festival Evropian, eshte ai qe te ben te emocionohesh me shume. Nuk e ben vendi kete festival. Nuk mund te them se me kane filluar emocionet tamam-tamam, sepse pa shkuar atje nuk mund te kete emocione. E kam fjalen per emocionet e skenes, pasi mendimet rreth pjesemarrjes normal me kane nisur.
Si e ben gjumin keto dite Kejsi Tola?
Shume e qete, nuk eshte se kam ndonje problem.
I konsideroni si presion fjalet e atyre qe keni afer “Na ndero”, “Dil e para” etj.?
Jo, presion nuk do t’i quaja. Jane thjesht fjale qe mua me shtyjne qe te perpiqem te bej me te miren, jane inkurajime.
Agim Doci tha pak me pare per zerin tuaj, qe do te trondise Mosken dhe Kremlinin. Ju miklon ky fakt?
Mua me kane vleresuar deri tani, te pakten sa i perket vokalit, natyrisht edhe kenges. Them vetem se do te perpiqem te jap maksimumin tim. Ndoshta kjo do te thote, te trondis Mosken dhe Kremlinin. (qesh)
Kenga eshte prezantuar ne disa vende te Evropes. Si eshte pritur atje?
Shume, shume mire. Kemi qene ne Mal te Zi, Greqi, Holande.
Nga 1 deri ne 10, c’note do t’i jepnin vetes suaj?
Nuk di si ta percaktoj, ndoshta tani per tani te nota 8. Ka shume gjera per t’u permiresuar deri ne momentin e fundit, jam e sigurt per kete.
Nga kenget e huaja qe ke degjuar, cila mendon se eshte me dinjitoze dhe njekohesisht me konkurruese?
Ka shume kenge te bukura, kam degjuar pjesen me te madhe te tyre. Mund te them se eshte e bukur kenga e Ukraines, ajo e Greqise, kenga turke, e Spanjes etj. Nuk mund te percaktoj vetem nje prej tyre.
C’mund te na thoni per prezantimin tuaj atje?
Me mua ne skene do te jene tre balerine, si dhe dy vajza back vocal. Sa i takon veshjes, ajo nuk eshte perfunduar akoma, jemi ne castet e fundit. Nuk do te kete asgje te lidhur me folklorin, por nuk dua te zbuloj me shume elemente se kaq. Stiliste eshte Anila Zajmi. Nderkaq, koreografi im, ka punuar me kengetaren e njohur greke, Kalomira, e cila perfaqesoi Greqine dhe arriti ne vendin e trete ne Evrovizion.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj