Kuvendi, pritet të kalojë sot për votim, ligjin e dosjeve

Salla e Kuvendit
Tiranë, 22 Dhjetor, 11:05, NOA - Kuvendi, sot pritet të kalojë për votim, ligjin e dosjeve, rreth të cilit krahas opozitës, shprehën shqetësimin edhe ndërkombëtarët. Kryeministri Berisha u deklarua i vendosur për miratimin e ligjit mbi “pastërtinë e figurave”.
Në një konferencë shtypi të zhvilluar dje pasdite, ai theksoi se “me anë të draftit, shumica, nuk synon të hakmerret, por e ndjen miratimin e tij, si një detyrim ndaj popullit shqiptar”. Sipas Berishës, ligji çek i dosjeve është zbutur pas konsultimit me opozitën.
Ai mbrojti draftin dhe deklaroi se do të ndëshkohen xhelatet e Drejtësisë. Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama, duke thënë se po mbron persekutorët e komunizmit. Nëse Kuvendi miraton sot me shumicë të thjeshtë ligjin "për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë" atëherë penalizohen 10 nga 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
c.a/NOA