E Diel, 1 Nëntor 2026

Kejt Mos kapet në Londër duke bërë seks në makinë



Kushedi se si është përpjekur që të justifikohet Kejt Mos përballë agjentëve londinezë, të cilët e kapën supermodelen në flagrancë, duke bërë shumë më tepër se një sjellje intime me Xhemi Hincin (Jamie Hince)?! Makina e tyre ishte e parkuar në parkun e Bishops Stortford të Londrës. Lajmi mbi supermodelen britanike, të kapur në befasi teksa kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj konfirmohet nga “Star Magazine”, për të cilën dëshmojnë edhe burime nga Policia Metropolitane e Londrës.
Sigurisht që pasioni nuk komandohet, por Kejt Mos do ta kishte tërhequr më pak vëmendjen nëse nuk do të ishte me veturën e saj Ypsilon të zezë dhe të larë në ar, por me një makinë tjetër të ccfarëdoshme. Duket se ccifti po kryente marrëdhënie më tepër se intime, por agjenti që i ka kapur në befasi ka vendosur që të tregohet zemërmirë dhe t’i lërë të lirë vetëm duke u bërë një vërrejtje. Megjithatë, ky mëkat i zbuluar në Londër nuk është asgjë krahasuar me skandalin e 2005-s, të publikuar nga “Daily Mirror” në faqen e parë; Kejt Mos dhe i dashuri i saj i atëhershëm, Pit Doroti janë fotografuar duke pirë kokainë. Kujtojmë këtu, se para disa ditësh, revista gjermane “Bild” hidhte dyshime mbi një mundësi shtatzanie të supermodeles. Ky supozim është hedhur pas fotografimit që i është bërë Kejtit në Nju Jork, ku barku i saj dukej pak më i fryrë se zakonisht.
Sa i përket skandalit të radhës, vetë supermodelja ka deklaruar para pak kohësh në një të përmuajshme të modës se “Më pëlqen që të bëj seks në vende të pazakonta dhe në pozicione të ccuditshme. Jam një adhuruese e Kamasutrës!”

20 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›