E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristina Aguilera në rolin e valltares



Bëhet e ditur se këngëtarja Christina Aguilera do të largohet për një kohë nga muzika për të aktruar në rolin kryesor në një film si një valltare estrade. Këngëtarja e hitit “Dirty” ka luajtur në disa role të vogla vitet e fundit, por tani thuhet se ylli i muzikës pop është në biseda për të luajtur një rol të plotë në filmin “Burlesque”, skenarin e të cilit e ka shkruar Steven Antin. Julianne Hough nga shou “Dancing ëith the stars” është po ashtu e lidhur me filmin. Një burim ka thënë për revistën “E! Online” se përgatitjet për filmin janë në zhvillim e sipër, mirëpo “ende është herët të komentohet për të”

Pamela Anderson, në ankand kostumi i “Baywatch”

Kostumi i kuq i larjes, të cilin Pamela Anderson e ka mbajtur gjatë xhirimeve të serialit “Baywatch” pritet që të dalë në ankand gjatë këtij muaji. Seks-bomba e serialit të viteve ’90 e ka mbajtur kostumin nga “Lycra”, kur luante rolin e CJ Parker. Rrobat e banjës tashmë mbajnë edhe nënshkrimin “Love Pamela Lee, X O”. Ankandi i memoareve të Hollivudit do të përfshijë edhe disa armë të mbajtura nga Angelina Jolie në filmin “Tomb Raider”, si edhe armen e Harrison Fordit nga filmi “Blade Runner”.

20 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›