Vllaznia gëzon para kohe kohe, Tirana rikuperon 2 gola
Vllaznia Tirana 22
Shënues: Sukaj 50, Petroviç 60 / Morina 75, K. Duro 78
Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Petroviç, Sykaj, Popoviç, Belisha, Muça, Sinani (Bardulla 46), Sukaj, Vajushi (Djepaxhija 78), Gocaj (Tafa 89).
Trajner: M. Josa
Kartonë të verdhë: Smajli, Sukaj
Tirana: I. Lika, Dushku, Sina (Ferraj 67), Pisha, Ahmataj (Tushe 67), Karabeci, G. Lika, Duro, Taku, Bala, Morina (Heples 90).
Trajner: J. R. Sanchez
Kartonë të verdhë: Ahmataj, Sina, Dushku, Taku 82
Gjyqtarë: E. Sino (Fier), G. Koka, R. Çokaj (Lezhë)
Radiografia
3- Bala provon me të majtën nga 20 metra dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës shkodrane.
6- Sinani provon të godasë portën mike, por topi ndalet nga Pisha dhe më pas zotërohet nga portieri Lika.
9- G. Lika gjuan në hyrje të zonës dhe topi zotërohet nga portieri Vujadinoviç në dy kohë.
11- Një top i krosuar nga e djathta për Sinanin, i cili ul kokën dhe topi shkon tek Vajushi që, fare pranë portës, ngurron të gjuajë dhe i jep mundësi mbrojtjes mike të largojë topin jashtë vijës fundore.
12- I ardhur nga këndi, topi shkon tek Muça, që vetëm 5 metra larg portës, gjuan me kokë dhe pret Lika.
13- G. Lika ekzekuton një goditje dënimi në të djathtë të sulmit shkodran, topi përplaset në tranversë.
26- Sukaj provon nga jashtë zone, topi kalon mbi traversë
27- G. Lika futet në zonë, del i vetëm përballë portierit të Vllaznisë, gjuan dhe topi largohet me këmbë nga portieri jashtë vijës fundore.
28- Duro shfaqet i lirë në zonën e Vllaznisë, gjuan tokazi dhe topi godet shtyllën e djathtë pingule të portës vendase.
38- G. Lika, sërish i vetëm në zonën shkodrane, gjuan dhe sërish Vujadinoviç shpëton portën e tij, duke larguar topin me këmbë.
48- Taku kroson nga e djathta për Morinën, që i lirë godet topin me kokë, por mbi traversë.
50- Sukaj ekzekuton një goditje dënimi nga 35 metra distancë dhe topi i goditur fort përfundon në rrjetë, 1-0.
60- Goditje këndi për Vllazninë, topi shkon tek Petroviç, që bën një kthesë të bukur, dhe topi përfundon në trekëndësh, 2-0.
65- Sukaj del përballë portierit Lika, gjuan dhe ky i fundit grushton bukur topin.
75- Shkodranët gabojnë në kontrollin e topit, hezitojnë edhe mbrojtësit e portierit Vujadinoviç, aty përfiton Morina, që pas një asisti të Tushes shënon, 2-1.
78- K. Duro bën gjithçka mirë në hyrje të zonës, shkarkon të djathtën e tij dhe topi pasi godet pjesën e brendshme të traversës, përfundon në rrjetë, 2-2.
85- Lika godet në të majtën e tij dhe Vujadinoviç e largon jashtë vijës fundore.
91- Sukaj përfiton nga një përplasje e Dushkut dhe Pishës, del i vetëm përballë Likës dhe bën më të vështirën, ia dërgon topin në dorë duke humbur mundësinë më të mirë për të mbyllur ndeshjen.
Vllaznia ka barazuar 2-2 pasditen e së shtunës ndaj Tiranës, duke çuar dëm avantazhin e dy golave të shënuar në minutat e para të pjesës së dytë. Nje gabim i lojtarëve të saj dhe një kryevepër e Klodian Duros kanë sjellë barazimin, dhe për rrjedhojë zhgënjimin tek tifozët e shumtë shkodranë që ishin në shkallët e Loro Boriçit. Megjithatë, specialistët e pranishëm në stadium kanë qenë të mendimit se ky ka qenë rezultati më i drejtë i ndeshjes së djeshme. Një ndeshje spektakolare dhe e bukur, ku nuk munguan emocionet që nga minuta e parë e deri në fund të sfidës. Derbi i Shqipërisë rikthehu dje edhe një herë traditën e dekadave të mëparshme, kur përballeshin këto dy ekipe, ku nuk mungonte spektali, por edhe publiku, që për hir të së vërtetës dje ka qenë i shumtë në Shkodër.
Pjesa e parë Ndeshja ka nisur me një përpjekje të vendasve për ta kontrolluar lojën, të cilët ushtrojnë presion me anë të sulmuesve të Sinani, Vajushi e Sukaj. Por pas minutës së 20-të janë miqtë ata që dalin në lojën e tyre, madje e vizitojnë më shpsh portën e mbrojtur nga Vujadinoviç, duke shpërdoruar edhe raste flagrante. Mbi të gjithë, Gilman Lika spikat me lojën e tij, duke goditur edhe shtyllën dhe duke qenë problematik për mbrojtien shkodrane sa herë që prekte topin. Por, Vllaznia është me fat që nuk pëson, sepse edhe Duro godet shtyllën. 45 minutat e para mbyllen pa gola, por Josa e ka të qartë se diçka duhet të ndryshojë në të dytën.
Pjesa e dytë Tekniku i kuqebluve ul në stol kapitenin Sinani për të riun Bardulla dhe shtyn përpara në vijën e parë Vajushin. Duket skema klasike e kuqebluve dhe ajo jep rezultat. Nje kryeveper e Xhevahir Sukaj ne minuten e 50-të dhe një tjetër gol i bukur i malaziasit Petroviç, 10 minuta më vonë, krijuan idenë se Vllaznia e mbylli ndeshjen përpara kohe. Goli i Sukajt ka qenë për tu veçuar për nga mënyra e ekzekutimit. Ai do shënonte një gol kryevepër në minutën e 50-të, me një goditje dënimi nga me teper se 35 metra. Avantazhi ka sjellë entuziazëm të madh në stadium, që rritet edhe më tepër kur Petroviç shënon edhe golin e dytë 10 minuta me vonë. Krijohet ideja qe Vllaznia tashme e ka fituar ndeshjen, por trajneri Josa dhe futbollistët e tij gabojnë. Në minutën e 75-të, Vajushi në vend që të rrezikonte me një kundërsulm të shpejtë, humbet topin dhe rreziku shkon në portën e tij. Aty ku portieri Vujadinoviç dhe mbrojtësit nuk merren vesh, dhe për rrjedhojë Morina shënon dhe hap lojën. Kaq mjafton që miqtë të marrin zemër, dhe për rrjedhojë del në skenë edhe talenti i Klodian Duros, që me një gjuajtje mjeshtërore shënon golin e barazimit. Ne stadium pllakos heshtja. Tek tifozët dallohet qartë frika e pësimit edhe e një goli të tretë, por, për fat, kjo nuk ndodh. Madje Sukaj ka edhe një rast të artë që të shënojë golin e fitores, por përballë Likës gabon në momentin e fundit. Për nga mënyra si shkoi loja, Vllaznia nuk meritonte më tepër, por nga mënyra sesi shkoi rezultati, ky barazim duhet analizuar gjatë.
Topi e Duka bashkë, mungojnë krerët e ekipeve
Dje, në stadiumin Loro Boriçi, si rallëherë këto vitet e fundit, ka qënë i pranishëm për të shijuar takimin Vllaznia-Tirana edhe presidenti i Republikës, z.Bamir Topi. Ai është shoqëruar nga një eskortë e madhe personash, por ndër më kryesorët ka qenë edhe numri një i FSHF-së, z.Armando Duka. Mirëpo prania e Topit dhe e Dukës ka sjellë në tirbunën VIP edhe ish- presidentin e dorëhequr Vlater Fushaj, por edhe ish-presidentitn tjetër Agron Çela. Mirëpo, ashtu siç pritej, binte në sy që drejtuesin numër një të shtetit shqiptar dhe të futbollit tonë, nuk e kanë shoqëruar asnjë prej drejtuesve të rinj të klubit të futbollit Vllaznia. Autoritetet më të larta të klubit shkodran nuk kanë qënë të pranishëm në ambjentet e stadiumit Loro Boriçi. Madje aty kanë munguar edhe persona të tjerë të bordit drejtues të klubit të futbollit Vllaznia. Siç duket, mungesa e tyre ka ardhur si rrjedhojë e ardhjes së numrit një të shtetit në tribunën VIP, dhe mungesa e dëshirës nga ana e tyre për tu treguar mikëpritës karshi Topit.
Josa: Barazimi, një rezultat i drejtë
Për nga mënyra sesi mori takimi mund të them se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Megjithatë, mund të them se ne mund ta fitonim ndeshjen, pasi edhe mundësia në fund ishte për një gjë të tillë. Takimi u zgjidh mirë nga ana jonë përmes individualiteteve që kemi, megjithatë goli i dytë ishte si rrjedhojë e presionit të ekipit dhe asaj gjuajte të bukur. Më vjen keq që skuadra, pikërisht k
