E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Shqiptarët, votojnë si anëtarë të NATO-s

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi dje se tre vite më parë, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, Edvin Kristaq Rama protestonte kundra NATO-s. “Dj,e Edvin Kristaq Rama u tha shqiptarëve se Shqipëria nuk mund të rrijë nën dy flamuj. Tamam si 3 vite më parë, edhe dje, ky pinjoll i Bllokut dhe i Ben Alive, që ne bashkë me shqiptarët përmbysëm 20 vite më parë, u turr kundër flamurit të NATO-s. Por Shqipëria e ka zgjedhur flamurin e NATO-s, dhe NATO ka zgjedhur Shqipërinë, pavarësisht protestave të Edvin Kristaq Ramës”, theksoi Bogdani. Në vlerësimin e tij, shqiptarët janë krenarë që pranë flamurit shqiptar, flamurit më të bukur në botë, valëvitet e do të valëvitet flamuri i NATO-s. Dje Edvin Kristaq Rama, vijoi Bogdani, me shokët e tij të “politikës së re”, Ruçi, Dokle na kujtuan kohët sovjetike, kur NATO ishte armik dhe kur “vota ishte plumb për armikun”. “Sigurojmë zotin Rama se më 8 maj, shqiptarët do votojnë si anëtarë të NATO-s, të vendeve të NATO-s, si SHBA dhe BE. Më 8 maj do votohet mbi të gjitha për qytetin dhe qytetarët”, theksoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›