"Po mungoi Drejtësia dhe starti i barabartë, s'ka kapitalizëm"
Në Shqipëri ne sot jetojmë në një kapitalizëm të egër, ku çdo njeri bën luftë për "ekzistencë ". Shoqëria në këtë sistem nuk mbështetet nga askush. Mendohet se duhet ta mbështesë Shteti. Por jo, këtu ndodh e kundërta, shoqëria e ka shtetin gjithmonë mbi "kurriz". Para disa kohësh qeveria nxori një ligj për rritjen e çmimit të energjisë elektrike (gjë kjo që ishte në dëm të shoqërisë, apo jo). Ndërsa tani na nxorën një ligj tjetër, ku vendosën rritjen e taksave dhe vendosjen e TVSH-së për librin. Nuk e shohin këto pushtetarë që në vend niveli jetesës është shumë i ulët? Nuk e shohin këto zotërinj se pothuajse gjysma e popullsisë është e papunë? Në vend që të hapin vende të reja pune që njerëzit të punojnë dhe të rritet pak niveli i jetesës, këta e kanë mendjen t'i tregojnë njëri-tjetrit se kush ka më shumë forcë e kush jeton me më shumë luks. Ku po shkojmë? Çfarë do të bëhet me Shqipërinë? Një pyetje që nuk mund t'i japësh dot përgjigje. Vetëm diçka me është ngulitur në mendje, që ky i joni nuk është "sistem kapitalist" sepse mungon drejtësia dhe shanset e barabarta.