E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ministri që e kthen rrugën e kombit nga bashkuese në përçarëse"

Rruga Durrës-Kukës që është simboli i bashkimit të kombit, në gojën e qeverisë shqiptare bëhet simbol i përçarjes. Sa herë që me sensin e natyrshëm të kuriozitetit kemi kërkuar të dimë më shumë për mënyrat se si ministri Basha veproi në këtë projekt, jemi akuzuar për mungesë patriotizmi, për anti-shqiptarizëm!!! Ministri Basha madje është shprehur "Kosovafobia" një term që unë nuk e kisha dëgjuar më parë dhe që e gjej vulgar, në atë që don të shprehë që një pjesë e shqiptarëve (sigurisht, kritikë të Bashës) nuk e duan Kosovën. Ndoshta jam unë, por e gjej patetike që Kryediplomati të formulojë "Kosovafobinë", për t'u mbrojtur ndaj akuzave për korrupsion. Në këtë mënyrë, në gojën e qeveritarëve, rruga e bashkimit bëhet rrugë e përçarjes. E kjo ndodh kur flet shumë, rrëshqet. Dhe kjo qeveri flet shumë, flet aq shumë saqë, sado të flasim ne prapë nuk do kemi folur boll. Në fund të fundit ne shqiptarët kemi qëlluar njerëz pozitivë, se edhe në gjendje depresive si kjo dimë ta gjejmë të mirën me njëri-tjetrin, në miqtë dhe të dashurit tanë, prindërit dhe fëmijët. Jetojmë, buzëqeshim, por le ta themi, jo për meritë të qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›