Kelmendi replikon me Vukçeviqin në Krans-Montana

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, gjatë punimeve të Forumit të Krans-Montanës mbajtur në Paris, i është kundërpërgjigjur prokurorit për krime lufte të Serbisë, i cili ishte munduar ti bindë të pranishmit se Serbia ishte viktime e luftës dhe se ka pësuar dëme të mëdha ekonomik shkaku i sanksioneve ndërkombëtare.
Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat në vitet e 90-ta i ka zhvilluar jashtë territorit të saj, kështu që nuk ka pësuar dëme ekonomike. Dëmin eventual ekonomik që e ka pësuar nga sanksionet e vendosura, janë pasoje e luftërave që Serbia i ka zhvilluar në tri shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, prandaj ajo, se pari duhet ti përmend shkaqet që kane sjell deri të vendosja e sanksioneve, e jo te flet për pasojat nga sanksionet", ka thënë Kelmendi.
Duke folur në grupin e sesionit të veçantë me temë Biznesi dhe krimet e luftës, Kelmendi ka theksuar se në luftën e fundit në Kosovë, ekonomia kosovare është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Sipas saj, kriminelet serbe të luftës në Kosovë, janë pasuruar duke plaçkitur pasuritë e familjeve shqiptare si gjate depërtimit në shtete fqinje dhe shtetet e treta, ashtu edhe pas zbrazjes së atyre shtëpive.
Po ashtu, ministrja Nekibe Kelmendi ka treguar se edhe ajo vetë është viktime e luftës, në të cilën luftë forcat speciale serbe ja kanë rrëmbyer dhe me pas ja kanë ekzekutuar bashkëshortin dhe dy djemtë.
Me ftesë të kryetarit të Forumit të Krans-Montanës, Jean-Paul Carteron, ministrja e Drejtësisë e Kosovës ka marrë pjesë në takimin e XI-të të këtij forumi, i cili u mbajt në Paris. Atë e shoqëronte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi. Në këtë forum u diskutua për krimin trans-nacional.
Para fillimit të sesionit, ministrja Kelmendi u takua me Princin e Litenshtajnit, Nikolaus con Liechtenstein ambasador në Belgjikë dhe në BE, me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi dhe me burrështetas, ministra dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, transmeton Ministria e Drejtësisë.