E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit



Një 43-vjeçar, banues në Gërdec, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, viktima është Kujtim Osmani. Viktimës i kishte humbur jetën edhe një vajzë gjatë tragjedisë së ndodhur në Gërdec.

Osmani kishte punuar si pastrues në Bashkinë e Vorës, por prej disa ditësh ai ishte pushuar nga puna. Sipas policisë, 43-vjeçari kishte konsumuar ilaçe dhe alkool, të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Policia shkoi në vendngjarje ku ngriti një grup pune për të hetuar ngjarjen. Përdorimi në sasi të madhe të ilaçeve është shkaku që ka çuar drejt vdekjes 43-vjeçarin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›