Vrasja në kryeqytet, shoqërohen 27 persona
12/11/2009 Përleshje e armatosur në Itali, vritet shqiptari
TIRANË- Policia e Tiranës shoqëroi në ambientet e saj 27 persona që mund të kenë dijeni rreth vrasjes së dy ditëve më parë në kryeqytet. Ndërkaq, në Itali është ekzekutuar një shqiptar. Nga burimet e policisë mësohet se në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë rreth orës 20.20, të dy ditëve më parë, është qëlluar me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme 38-vjeçari Arben Hamdi Visha, me banim në Tiranë. Aktualisht nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit po punojnë intensivisht në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave e motiveve të kësaj ngjarjeje, teksa dyshohet se ai është ekzekutuar për hasmëri. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja. Ndërkohë, nga strukturat e hetimit në policinë e Tiranës, janë shoqëruar 27 persona për të sqaruar më tej rrethanat e hetimit, ndërsa po punohet në drejtim të së kaluarës së mëparshme të viktimës. Nga ana tjetër një tjetër një përleshje e armatosur është regjistruar gjatë natës në një qytezë të Italisë. Mesa duket, Eduart Pecaj u vra për larje hesapesh që lidhen me çështje të drogës ose prostitucionit.