E Diel, 1 Nëntor 2026

Torturoi dhe vrau një person, ekstradohet nga Holanda 31-vjeçari



Është ekstraduar nga Holanda një i kërkuar për vrasje nga drejtësia shqiptare. Pas bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe zyrës në Hagë u deportua në Shqipëri Sokol Aliaj, lindur në Fier. Sipas burime zyrtare, Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 50, datë 01.11.2007, e ka dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim. Sipas policisë, shtetasi i mësipërm në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ka vrarë dhe më pas ka torturuar në mënyrë çnjerëzore, në zonën e plazhit Durrës, shtetasin Robert Mitro. Më pas, 31-vjeçari ka arritur t’i shmanget arrestimit, duke emigruar në Amsterdam. Por ai u arrit që të gjendej dhe të vihej në pranga nga policia holandeze. Aliaj iu dorëzua punonjësve të Drejtorisë së Burgjeve, për të nisur vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›