Itali, vritet me armë 33-vjeçari, konflikti dyshohet për larje hesapesh
Një emigrant 33-vjeçar është vrarë me armë në Itali. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës. Ndërkohë që si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe sy shqiptarë të tjerë. Sipas mediave italiane, viktima është Eduart Pecaj. Konflikti që çoi në vdekjen e shqiptarit dyshohet se ka ardhur për mosmarrëveshjet me çështjet e drogës ose të prostitucionit. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.