E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelën rregullat e transparencës, KQZ gjobit 24 parti politike

Në mbështetje të nenit 91, të Kodit Zgjedhor, 26 ekspertë kontabël të licencuar, të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore kanë depozituar në përfundim të afatit për këtë qëllim raportet e auditimit. Nga shqyrtimi i raporteve rezultuan se disa parti politike nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore. Rezulton se: Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Ligj dhe Drejtësi nuk kanë respektuar kërkesën e parashikuar në nenin 91, pika 1 të Kodit Zgjedhor, pasi nuk kanë regjistruar në regjistrin e posaçëm, miratuar nga KQZ, shumën e fondeve të përftuara nga personat fizikë apo juridikë. Partia Aleanca Demokratike, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Partia Toleranca e Re, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia e Gjelbër, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Forca Albania, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokristiane, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Balli Kombëtar, Partia Lidhja Demokristiane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Konservatore, rezulton se nuk kanë respektuar kërkesën e parashikuar në nenin 91, pika 2 të Kodit Zgjedhor. Këto subjekte nuk kanë hapur një llogari të posaçme për dhurimin e fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë. Sakaq, Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Rruga e Lirisë, Partia Toleranca e Re, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, nuk kanë respektuar kërkesat e parashikuara nga neni 91, pika 3 e Kodit Zgjedhor, pasi shpenzimet e kryera prej tyre për fushatën zgjedhore nuk janë dokumentuar duke respektuar legjislacionin tatimor. Shkeljet e dispozitave të sipërpërmendura, të konstatuara në raportet e auditit rezultojnë si shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor, nga ana e financierëve të partive politike. KQZ pritet të vendosë sanksionin administrativ, gjobë në masën 50 mijë lekë për subjektet zgjedhore si më poshtë: a) Partia Aleanca Demokratike b) Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar c) Partia Demokracia e Re Europiane d) Partia e Gjelbër e)Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar f) Partia Forca Albania g) Partia Konservatore h) Partia Republikane i)Partia Demokracia Sociale j)Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut k) Partia Balli Kombëtar l) Partia Lidhja Demokristiane m) Partia Ora e Shqipërisë n) Partia Ligj dhe Drejtësi o) Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Partia Konservatore. Sakaq, KQZ do të vendosë gjobë në masën 60 mijë lekë për subjektet zgjedhore si më poshtë: a) Partia Socialdemokrate b) Partia Demokristiane c) Partia e të Drejtave të Mohuara e Re d) Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e) Partia Toleranca e Re f)Partia për Drejtësi dhe Integrim g)Partia e Reformave Demokratike Shqiptare dhe h)Partia Lëvizja e Legalitetit.

D.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›