Rama, i frikësuar nga përgjegjësia për nesër
Me tone të ulëta e me fshehje protagonizmi, Edvini përpiqet të fshihet nga sytë e publikut, dhe nga frika fut në grevë 20 deputetë-kamikazë, me shpresën se nesër ai s’do të cilësohet si organizatori i vetëm i çmendurisë së Bulevardit
Ilir Beqja, i ngarkuari për histerinë e parë publike
Edvin Kristaq Rama, tmerrohet nga mungesa e mbështetësve në protestën e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe urdhëroi futjen në grevë urie të disa deputetëve të grupit parlamentar dhe rreth 180 simpatizantë socialistë, të cilët do përjetojnë fatin e zi, të faturuar nga një kryedhunues, për interesat e tij personale.
Kësisoj, pas konfirmimit se nga protesta e zhvilluar në kryeqytet nuk u mblodhën më shumë se 15 mijë mbështetës, Edi Rama vuri në jetë planin (B), atë të dhunimit të 22 deputetëve dhe rreth 180 simpatizantëve, të cilët do jenë kurbanët e parë të realizimit të interesave personale të ylberistit të PS-së. Kësisoj, Edi Rama, ka faktuar se nuk pyet për asnjë nga bashkëpunëtorët e tij në selinë ylberiste dhe për më tepër, do t’i detyrojë ata të sakrifikohen deri në vdekje, vetëm e vetëm që ai të mbijetojë politikisht.
Por më tej, është shtuar edhe provokacioni i parë i edvinistit Ilir Beqja, njërit nga më bllokmenët ndër bllokmenët e PS-së, i cili në formën e kamikazit të vërtetë, bërtiste mbrëmë në ekstazë para kamerave, duke artikuluar një lajm për ndalimin e disa të rinjve, që më pas u konfirmua një thashethemnajë e vërtetë, mbi të cilën kamikazi i Edvinit nuk mund të ngrinte provokacionin e planifikuar.