Juve kërkon titullin e 2006-ës
Autori i Lajmit: Redaksia
Klubi bardhezi do ti paraqesë federatës së futbollit në Itali një kërkesë për heqjen e titullit të sezonit 2005-2006 Interit. Këtë e konfirmon pronari i “Zonjës”, Xhon Elkan, i cili për të përditshmen italiane “Stampa” pohoi: “Do ta bëjmë këtë kërkesë në përputhje me atë që kemi mbështetur gjithnjë: rregullat vlejnë njëlloj për të gjithë. Jemi hetuar vetëm ne, jo të tjerët”. Ai foli edhe për presidentin e ri të klubit, Andrea Anjeli, që pritet të marrë drejtimin e Juves së shpejti. “Jam i sigurt se me Blankun dhe me njerëzit e tjerë që do të punojnë me të, do të dijë të forcojë akoma më tepër skuadrën”, theksoi bosi i klubit nga Torino.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010