Rrezatimi ne Fukushima video per gjendjen e kafsheve atje

Një deputet i parlamentit japonez ka publikuar një video ku tregohet gjendja në zonën e izoluar rreth centralit berthamor të Fukushimës.
Videoja tregon në mënyrë të veçantë gjendjen e kafshëve të mbetura në zonë, të cilat në pamundësi të ushqimit, vuajnë nga uria dhe kanë nisur të hanë njëra-tjetrën të gjallë.
Videoja në fjalë është filmuar nga anëtari i partisë demokratike japoneze, Tsutomu Takamura që rrezikoi të hynte brenda zonës së evakuuar, pasi fermerët ishin ankuar se nuk mund të shkonin të ushqenin bagëtinë e mbetur.
Në film duken qartë një numër i madh kafshësh të ngordhura, dhe kjo ka shtyrë një grup veterinerësh të hyjnë në zonë dhe të injektojnë kafshët me substanca vdekjeprurëse, pasi kanë marrë autorizimin e pronarëve të tyre.