E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kemi fuqinë të bëjmë botën që ëndërrojmë"

Jam i nderuar që ndodhem në qytetin
e përjetshëm të Kajros, i ftuar nga dy
institucione shumë të famshme. Për
rreth 1000 vjet, Al-Azhar konsiderohet si
një fanar i dijes islame dhe për rreth 100
vjet Universiteti i Kajros ka qenë burimi
i përparimit të Egjiptit. Së bashku ju përfaqësoni
harmoninë mes traditës dhe progresit.
Ju jam mirënjohës për mikpritjen e
popullit egjiptian. Njëherazi jam krenar
t‘ju përcjell vullnetin e mirë të popullit
amerikan dhe përshëndetjen e paqes nga
komunitetet myslimane të vendit tim: assalaamu
alakum.
Po takohemi në një periudhë tensionesh
mes Shteteve të Bashkuara dhe
myslimanëve kudo në botë. Tension ky
me rrënjët në forca historike, që shkojnë
përtej çdo debati të politikës aktuale.
Marrëdhënia mes islamit dhe Perëndimit
përfshin shekuj të tërë bashkëjetese dhe
bashkëpunimi, por edhe konfl iktesh dhe
luftërash fetare. Së fundmi, tensioni është
nxitur nga kolonializmi që u mohoi të drejtat
dhe mundësitë shumë myslimanëve,
dhe një luftë e ftohtë, në të cilën shumë
vende me shumicë myslimane u trajtuan
pa iu marrë parasysh aspiratat. Por edhe
ndryshimet rrënjësore që solli moderniteti
dhe globalizmi bënë që myslimanët të
vazhdonin ta shihnin dhe konsideronin
Perëndimin si armiqësor ndaj traditave të
islamit. Ekstremistët e dhunshëm i shfrytëzuan
këto tensione në një komunitet të
vogël, por të fuqishëm myslimanësh.
Sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe përpjekjet
e vazhdueshme të këtyre ekstremistëve
për të shkaktuar dhunë kundër civilëve,
kanë bërë që disa njerëz në vendin tim ta
konsiderojnë islamin pashmangshmërisht
armiqësor e kjo jo vetëm ndaj Amerikës
dhe vendeve perëndimore, por edhe ndaj
të drejtave të njeriut. Kjo ka gjeneruar
shumë frikë dhe mosbesim.
Për sa kohë që marrëdhënia jonë do
të vazhdojë të përcaktohet nga ndryshimet,
ne do t‘i fuqizojmë ata që në vend të
paqes shohin urrejtje dhe që promovojnë
konfl iktin në vend të bashkëpunimit për
të ndihmuar njerëzit të arrijnë drejtësi
e begati. Ky cikël dyshimesh dhe mosmarrëveshjesh
duhet të marrë fund. Kam
ardhur këtu në kërkim të një fi llimi të ri
mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhe myslimanëve kudo në botë, një fi llimi
të bazuar në interesat e përbashkëta dhe
respektin e ndërsjellët, një fi llim të bazuar
mbi të vërtetën që Amerika dhe Islami nuk
janë ekskluzive dhe se nuk duhet të jenë
në konkurrencë. Përkundrazi, ato ndajnë
parime të përbashkëta për drejtësinë dhe
progresin, tolerancën dhe dinjitetin e të
gjitha qenieve njerëzore. Kësisoj, unë e
kuptoj se ndryshimi nuk mund të ndodhë
brenda një nate. Një fjalim i vetëm nuk
mund të çrrënjosë vite mosbesimi, dhe
unë nuk mund t‘u përgjigjem menjëherë
të gjitha pyetjeve të ndërlikuara mbi
shkaqet që na sollën në këtë situatë. Por
jam i bindur që për të ecur përpara duhet
t‘i themi haptas gjërat që deri tani i kemi
thënë pas dyerve të mbyllura. Duhet të
përpiqemi ta dëgjojmë njëri-tjetrin, të
mësojmë nga njëri-tjetri, të respektojmë
njëri-tjetrin dhe të shohim gjërat e përbashkëta.
Siç na mëson edhe Kurani i
Shenjtë: "Ndërgjegjësohu për Zotin dhe
thuaj gjithmonë të vërtetën". Këtë do të
bëj edhe unë, do të përpiqem të them të
vërtetën me sa mundem, kokulur para
detyrave që kemi përpara dhe i bindur
në besimin tim se interesat që ndajmë
si qenie njerëzore, janë shumë më të
fuqishme se forcat që duan të na ndajnë.
Një pjesë e bindjes sime i ka rrënjët në
përvojën personale. Unë jam i krishterë,
por im atë i përkiste një familjeje keniane
që prej brezash të tërë ishte myslimane. Në
fëmijëri kam kaluar disa vite në Indonezi
dhe kam dëgjuar shumë shpesh thirrjen
azgaan (thirrja myslimane për momentin
e lutjes) në agim dhe në mbrëmje. Kur isha
i ri, kam punuar në komunitetet e Çikagos,
ku shumë njerëz gjenin në besimin e tyre
mysliman dinjitetin dhe paqen.
Si student i historisë, e di fort mirë se sa
në borxh i është civilizimi ynë islamit. Ishte
islami në vende të tilla si Universiteti i Al-
Azharit, që përcolli nga shekulli në shekull
dritën e dijes, duke i hapur rrugën Rilindjes
Evropiane dhe periudhës së dritës. Ishin
shpikjet në komunitetet myslimane që
zhvilluan algjebrën, që sollën kompasin,
apo na dhanë mjetet e lundrimit,
mjeshtërinë e penës dhe shtypjes; të të
kuptuarit për shpërndarjen e sëmundjeve
dhe shërimin e tyre. Kultura islame na ka
dhënë një poezi që i përket çdo kohe dhe
muzikë të mrekullueshme, një kaligrafi
elegante dhe vende magjepsëse. Përgjatë
historisë, islami ka treguar përmes punës
dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare
dhe barazisë racore.
Kjo gjithashtu se Islami ka qenë gjithmonë
pjesë e historisë së Amerikës. Kombi
i parë që njohu vendin tim ishte Maroku.
Me nënshkrimin e Traktatit të Tripolit,
të vitit 1796, Presidenti ynë i dytë, John
Adams, shkroi: "Shtetet e Bashkuara të
Amerikës nuk kanë një karakter armiqësor
ndaj ligjeve, feve apo qetësisë së
myslimanëve". Që nga dita e themelimit
të kombit tonë, myslimanët e Amerikës
i kanë pasuruar Shtetet e Bashkuara. Ata
kanë luftuar në luftërat tona, kanë shërbyer
në qeveri, janë përpjekur për të drejtat e
njeriut, kanë nisur biznese, kanë mësuar
në universitetet tona, kanë shkëlqyer në
arenën sportive, fituar çmime "Nobel",
kanë ndërtuar ndërtesat më të larta dhe
kanë ndriçuar pishtarin olimpik. Kur
myslimani i parë u zgjodh së fundmi në
Kongresin Amerikan, ai së pari u betua
që të mbronte Kushtetutën mbi të njëjtin
Kuran të Shenjtë që një nga etërit tanë
themelues, Thomas Xhefersoni, mbante
në bibliotekën e tij personale.
Unë e kam njohur islamin në tri kontinente
para se të vija në rajonin ku ai lindi.
Përvoja që kam, drejton bindjen time, që
partneriteti mes Amerikës dhe Islamit
duhet të bazohet në atë çka është Islami, jo
në atë çka nuk është dhe nuk përfaqëson.
Unë e konsideroj pjesë të përgjegjësisë
sime si President i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës luftën kundër stereotipave
negativë të Islamit, kudo ku ato shfaqen.
Por i njëjti parim duhet të aplikohet edhe
për sa i përket perceptimit që duhet të
kenë myslimanët për Amerikën. Shtetet e
Bashkuara kanë qenë një nga burimet më
të mëdha të progresit që ka njohur bota
ndonjëherë. Ne lindëm nga revolucioni
kundër një perandorie. Ne u themeluam
si komb duke pasur në thelb idealin se të
gjithë janë krijuar të barabartë dhe kemi
derdhur gjak e luftuar për shekuj me radhë
që t‘u japim kuptim këtyre fjalëve brenda
kufi jve tanë dhe kudo në botë. Jemi formëzuar
nga kultura të ndryshme, nga çdo cep
i botës. U fol shumë për faktin se një afroamerikan
me emrin Barak Husein Obama
mund të zgjidhej President i vendit, por
historia ime personale nuk është unike.
Ëndrra e mundësisë nuk është realizuar
për të gjithë në Amerikë, por premtimi për
të është një mundësi për këdo që vjen në
brigjet tona, që përfshin edhe 7 milionë
amerikanë të besimit mysliman në vendin
tonë, të cilët kanë mundësi të edukohen
dhe të kenë të ardhura të një niveli mbi
mesataren. Liria në Amerikë është e pandashme
nga liria për të praktikuar fenë. Kjo
është arsyeja që në çdo shtet ne kemi edhe
xhami dhe numri i tyre brenda kufi jve tanë
i kalon të 1200-at. Për këtë qëllim, qeveria
amerikane ka shkuar në gjykatë për të
mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave që
veshin hijab dhe dënon ata që e mohojnë
një të drejtë të tillë. Për një gjë nuk duhet
të ketë asnjë dyshim: islami është pjesë
e Amerikës dhe besoj se Amerika mban
brenda vetes të vërtetën që, pavarësisht
racës, fesë, apo vendit ku ndodhesh, të
gjithë ne ndajmë të njëjtat aspirata: një
jetë në paqe dhe siguri, arsimim dhe punë
dinjitoze, dashuri për familjet, komunitetin,
Zotin. Këto janë gjërat që ne ndajmë.
Kjo është shpresa për gjithë njerëzimin.
Sigurisht, njohja e humanizmit që na
bashkon është vetëm fi llimi i detyrës sonë.
Fjalët e pashoqëruara nga veprimet nuk
arrijnë asnjë qëllim. Këto nevoja do të
plotësohen vetëm nëse ne do të veprojmë
me guxim në vitet e ardhshme dhe nëse do
të kuptojmë se sfi dat që kemi përpara janë
sfi da të përbashkëta dhe dështimi i kapërcimit
të tyre do të na lëndonte të gjithëve.
Kjo sepse kemi mësuar nga përvojat e
mëparshme, se kur një sistem fi nanciar
dobësohet në një vend, begatia zbehet
kudo. Kur një virus i ri infekton një qenie
njerëzore, të gjithë jemi në rrezik. Kur një
komb merret me prodhimin e armëve
bërthamore, rreziku i një sulmi bërthamor
shtrihet te të gjitha kombet. Kur një ekstremist
i dhunshëm vepron në një segment
të caktuar të planetit, rrezikojnë të
gjithë të tjerët, kudo që ndodhen. Kur një
i pafajshëm në Bosnjë apo Darfur vritet, e
gjithë ndërgjegjja jonë kolektive lëndohet.
Për këtë arsye, ne duhet ta ndajmë botën
në këtë shekull dhe të kemi përgjegjësi për
njëri-tjetrin si qenie njerëzore. Sigurisht,
kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e
vështirë. Historia njerëzore shpesh ka
qenë historia e kombeve, apo vendeve
në luftë me njëri-tjetrin për përmbushjen
e interesave të ngushta personale.
Në këtë epoka të re, sjellje të tilla janë
vetëshkatërruese. Duke qenë se të gjithë
ndërvaremi nga njëri-tjetri, çdo rend
botëror që ngre një komb apo grup
njerëzish mbi një tjetër, do të dështojë
pashmangshmërisht. Kështu që çfarëdo
që të mendojmë për të shkuarën, nuk
duhet të burgosemi tek ajo. Problemet
tona duhet të zgjidhen përmes partneritetit
dhe përparimi duhet të ndahet
mes të gjithëve. Kjo nuk do të thotë që
duhet të injorojmë burimet e tensioneve.
Përkundrazi, duhet bërë e kundërta:
ne duhet t‘i përballojmë tensionet të
bashkuar. Në këtë frymë, më lejoni të
flas sa më pastër dhe qartë në lidhje
me disa çështje specifike që mendoj
se ka ardhur koha t‘i përballojmë së
bashku. E para syresh është përballja me
ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha
format e tij. Në Ankara e bëra të qartë që
Amerika nuk ka qenë dhe nuk do të jetë
në luftë me islamin. Kjo nuk do të thotë
se nuk do t‘i kundërvihemi ekstremizmit
të dhunshëm që paraqet një kërcënim të
madh ndaj sigurisë sonë. Kjo, sepse ne
jemi kundër asaj çka të gjithë njerëzit
janë: vrasjes së burrave, grave, fëmijëve
të pafajshëm. Edhe detyra ime si President
është mbrojtja e amerikanëve.
Situata në Afganistan tregon qëllimet
e Amerikës dhe nevojën për të
punuar së bashku. Rreth 7 vjet më parë,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën
kundër Al-Kaedës dhe talebanëve dhe u
mbështetën shumë edhe nga komuniteti
ndërkombëtar. Kjo nuk ishte rastësi, por
nevojë. Jam i ndërgjegjshëm që ka nga
ata që dyshojnë apo justifi kojnë ngjarjet
e 11 shtatorit, por le të jemi të qartë
për diçka: Al-Kaeda vrau atë ditë 3000
vetë. Viktimat ishin gra, burra, fëmijë
të pafajshëm nga Amerika dhe vende
të ndryshme të botës që nuk kishin
dëmtuar askënd. Megjithatë, Al-Kaeda
zgjodhi t‘i vrasë këta njerëz në mënyrë
të pamëshirshme, mori përsipër sulmin
e madje edhe tani thekson se është e
vendosur që të kryejë vrasje masive. Ata
kanë bashkëpunëtorë në shumë vende
dhe po përpiqen që të zgjerohen. Kjo
nuk është një çështje e debatueshme,
por fakt me të cilin duhet të përballesh.
Le të mos gabojmë: ne nuk duam që të
mbajmë trupat tona në Afganistan. Ne
nuk po kërkojmë baza ushtarake aty.
Humbja e grave dhe burrave në luftë
është shumë e rëndë për Amerikën. Kjo
ka kosto të madhe politike dhe materiale.
Do të ishim shumë të lumtur që të
kthenim në shtëpi të gjithë trupat tona,
nëse do të kishim besim se në Afganistan
dhe Pakistan nuk do të kishte ekstremistë
të dhunshëm, të vendosur që të vrasin
sa më shumë njerëz. Por e vërteta nuk
është kështu.
Nuk bëhet fjalë në këtë rast. Për këtë
arsye kemi partneritet me 46 vende
të ndryshme dhe pavarësisht kostos,
zotimi i Amerikës nuk do të zbehet për
asnjë çast. Në fakt, askush nuk duhet
t‘i tolerojë këta ekstremistë. Ata kanë
marrë jetën e shumë njerëzve në shumë
vende të ndryshme të botës. Kanë marrë
jetën e njerëzve nga besime të ndryshme
fetare dhe mbi të gjitha kanë marrë jetën
e myslimanëve. Veprimet e tyre bien
në kundërshtim me Kuranin e Shenjtë,
që thotë se ai që vret një të pafajshëm,
është njësoj sikur të kishte vrarë gjithë
njerëzimin, dhe ai që shpëton një njeri të
vetëm, është njësoj si të kishte shpëtuar
gjithë njerëzimin. Besimi i kaq shumë
njerëzve është shumë më i madh se urrejtja
e disave. Islami nuk është pjesë e
problemit në luftën kundër ekstremizmit
të dhunshëm. Ai është një pjesë e rëndësishme
e promovimit të paqes. Ne dimë
gjithashtu se fuqia ushtarake e vetme
nuk mund ta zgjidhë problemin në
Afganistan dhe në Pakistan. Kjo është
arsyeja se përse kemi planifi kuar që të
investojmë 1.5 miliardë dollarë çdo vit
gjatë një periudhe 5-vjeçare në Pakistan,
për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve,
rrugëve dhe bizneseve, si dhe ndihmës
ndaj miliona vetëve që janë zhvendosur
për shkak të luftimeve. Le të ndalemi
edhe te çështja e Irakut. Ndryshe nga
rasti i Afganistanit, lufta në Irak ishte
një luftë zgjedhjeje, që provokoi shumë
kundërshtime në vendin tim dhe në të
gjithë botën mbarë. Megjithatë, unë
mendoj se irakianët tani janë më mirë se
nën regjimin e Sadam Huseinit dhe besoj
se ato çka ndodhën në Irak, i kujtuan
Amerikës se sa e rëndësishme është të
përdorësh diplomacinë dhe të marrësh
një konsensus ndërkombëtar për zgjidhjen
e problemeve. Për këtë, mund të
kujtojmë fjalët e Thomas Xhefersonit:
"Shpresoj se mençuria jonë do të rritet
paralelisht me pushtetin dhe do të na
mësojë se sa më pak ta përdorim pushtetin,
aq më i madh do të jetë ai". Sot,
Amerika ka një përgjegjësi të dyfi shtë:
të ndihmojë Irakun që të farkëtojë një
të ardhme më të mirë dhe ta lërë atë në
duart e irakianëve. Ua kam bërë të qartë
irakianëve se nuk kemi ndërmend të
ngremë baza dhe të pretendojmë pjesë
të territorit irakian, apo qofshin këto
edhe burime. Sovraniteti i Irakut u takon
irakianëve. Për këtë arsye urdhërova
largimin e ushtarëve tanë gushtin e ardhshëm.
Për këtë arsye do të respektojmë
marrëveshjen tonë me qeverinë irakiane,
të zgjedhur në mënyrë demokratike për
largimin e të gjitha trupave luftuese nga
Iraku në korrik dhe largimin e të gjitha
trupave në përgjithësi deri në vitin 2012.
Ne do ta ndihmojmë Irakun që të trajnojë
forcat e tij dhe të zhvillojë ekonominë,
por do të mbështesim një Irak të sigurt
dhe të bashkuar si një partner dhe kurrë
në pozicionin e një shteti më të fortë.
Së fundmi, duke qenë se Amerika nuk
mund ta tolerojë kurrë dhunën nga ekstremistët,
ne nuk duhet t‘i ndryshojmë
kurrë parimet tona. 11 shtatori ishte një
traumë e madhe për vendin tonë. Frika
dhe inati që provokoi kjo ngjarje, ishte
e paçmuar, por në disa raste na bëri që
të sillemi në kundërshtim me idealet
tona. Ne po marrim hapa konkretë për të
ndryshuar. Unë kam ndaluar plotësisht
përdorimin e torturës nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe kam urdhëruar
mbylljen e burgut të Guantanamos vitin
e ardhshëm.
Kësisoj, Amerika do ta mbrojë veten
duke pasur respekt për sovranitetin e
kombeve dhe ligjin. Këtë do ta bëjmë në
partneritet me komunitetet myslimane,
të cilat ndodhen gjithashtu të kërcënuara.
Sa më shpejt të izolohen ekstremistët,
aq më të sigurt do të jemi. Burimi
i dytë i madh i tensionit është nevoja për
të diskutuar në lidhje me situatën mes
Izraelit, palestinezëve dhe botës arabe.
Lidhjet e forta të Amerikës me Izraelin janë
të njohura. Kjo lidhje është e pathyeshme.
Ajo bazohet në marrëdhëniet kulturore
dhe historike, si dhe në faktin se aspirata
për një shtet hebre i ka rrënjët në një histori
tragjike që nuk mund të mohohet.
Në të gjithë botën, hebrenjtë janë
përndjekur prej shekujsh dhe në Evropë
antisemitizmi kulmoi me Holokaustin.
Nesër do të vizitoj Buhenvaldin, që ishte
pjesë e një rrjeti kampesh përqendrimi ku
skllavëroheshin hebrenjtë, torturoheshin,
vriteshin dhe çoheshin në dhomat e gazit
nga Rajhu i Tretë. 6 milionë hebrenj u vranë,
një numër më i madh se ai i banorëve të
Izraelit sot. Të mohosh këtë tragjedi është e
pabazë, është injorancë dhe e urryeshme.
Të kërcënosh Izraelin me shkatërrim,
apo të përdorësh sharje stereotipe ndaj
hebrenjve, është thellësisht e gabuar dhe
kjo i shërben vetëm risjelljes në vëmendjen
e hebrenjve të kujtimeve të dhimbshme,
duke ndaluar dhe mohuar njëherazi paqen
që kërkojnë njerëzit në këtë rajon.
Myslimanë dhe të krishterë kanë vuajtur
për një atdhe. Për më se 60 vjet ata kanë
duruar dhimbjen e zhvendosjes. Shumë
presin në kampet e refugjatëve në Bregun
Perëndimor, Gaza dhe vendet fqinje, për
një jetë në paqe dhe siguri, një jetë që nuk e
kanë pasur kurrë. Ata durojnë poshtërimet
e përditshme, të vogla e të mëdha, që janë
pjesë e pushtimit. Le të mos kemi më dyshime
për një fakt: situata për palestinezët
është tashmë e patolerueshme. Amerika
nuk do t‘ua kthejë kurrizin aspiratave
të ligjshme të palestinezëve për dinjitet,
mundësi dhe një shtet të vetin.
Për dhjetëvjeçarë me radhë ka ndodhur
një katrahurë e vërtetë: dy popuj me aspirata
të ligjshme, secili syresh me një histori
të dhimbshme. Është e lehtë të tregosh
me gisht dhe të gjykosh: për palestinezët
gjykojnë hebrenjtë, për zhvendosjet që
shkaktuan themeluesit e Izraelit dhe për
izraelitët të gjykojnë armiqësinë e sulmeve
të palestinezëve brenda dhe jashtë kufi jve
të vendit. Por nëse do ta shihnim këtë
konfl ikt vetëm nga njëra anë e tij, atëherë
do të ishim të verbër ndaj të vërtetës. E
vetmja zgjidhje për të dyja vendet do të
ishte ajo e dy shteteve, ku izraelitët dhe
palestinezët të jetonin në paqe dhe siguri.
Kjo është në interesin e Izraelit, interesin
e Palestinës, në interesin e Amerikës dhe
në interesin e botës mbarë. Ja përse kam
qëllim që personalisht ta ndjek këtë rrugë
me gjithë durimin që kërkon një detyrë
e tillë. Detyrimet mbi të cilat palët kanë
rënë dakord në planin për paqe, janë të
qarta. Është koha për paqe, në mënyrë që
të gjithë ne të mbajmë përgjegjësitë tona.
Palestinezët duhet të braktisin dhunën.
Rezistenca përmes dhunës dhe vrasjeve
është e gabuar dhe e pasuksesshme. Për
shekuj, zezakët në Amerikë kanë vuajtur
kamxhikimin dhe përuljen si skllevër që
ishin, si dhe turpin e segregacionit. Por ata
nuk i fi tuan të drejtat e tyre përmes dhunës.
Ishte këmbëngulja e vazhdueshme
për idealet e tyre. E njëjta histori mund
të tregohet edhe për njerëzit e Afrikës
dhe Azisë Jugore: me dhunë nuk shkohet
askund. Dhuna nuk është as shenjë kuraje
dhe as pushteti. Nuk është trimëri të
vrasësh me raketa foshnjat në gjumë, apo
të hedhësh në erë gratë nëpër autobusë.
Autoriteti moral nuk fi tohet përmes dhunës.
Dhuna është dorëzim. Tani palestinezët
duhet të fokusohen në ndërtimin,
dhe jo shkatërrimin. Autoriteti palestinez
duhet të zhvillojë aftësinë e vet qeverisëse
me institucione që u shërbejnë nevojave të
popullit. Hamas gjen mbështetjen e disa
palestinezëve, por edhe ai ka përgjegjësitë
e tij. Luajtja e një roli për përmbushjen e
aspiratave të palestinezëve dhe unifi kimi
i palestinezëve duhet të jetë parësor për
Hamasin, i cili nga ana e tij duhet të heqë
dorë prej dhunës, të njohë marrëveshjet
e së shkuarës dhe mbi të gjitha të drejtën
e Izraelit për të ekzistuar. Në të njëjtën
kohë, Izraeli duhet të kuptojë që ashtu
sikurse ai ka të drejtë të ekzistojë, edhe
palestinezët kanë të drejtë për shtetin e
tyre. Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë
legjitimitetin e vazhdimit të vendosjes së
kolonëve hebrenj në tokat palestineze.
Kjo dhunon marrëveshjet e mëparshme
dhe prish përpjekjet për arritjen e paqes.
Kjo duhet të marrë fund. Izraeli duhet
që të përmbushë detyrimet e tij ndaj
palestinezëve për çështjet e punësimit
dhe zhvillimit të shoqërisë së tyre. Kriza
e vazhdueshme humanitare në Gaza
ka shkatërruar familjet palestineze dhe
njëherazi kërcënon vazhdimisht edhe
vetë sigurinë e Izraelit. Përparimi në jetën
e përditshme të palestinezëve duhet të
jetë pjesë e rrugës drejt paqes dhe Izraeli
duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të
mundësuar një përparim të tillë.
Së fundmi, shtetet arabe duhet të kuptojnë
se iniciativa arabe për paqen ishte
një fillim i rëndësishëm, por jo fundi i
përgjegjësive. Konfl ikti arabo-izraelit nuk
duhet të përdoret më për të shmangur vëmendjen
e njerëzve nga probleme të tjera.
Ai duhet të jetë shkaku për veprim, për të
ndihmuar palestinezët që të zhvillojnë
institucionet e tyre, që do të mbështesin
shtetin e ardhshëm. Për njohjen e legjitimitetit
të shtetit të Izraelit dhe zgjedhjen
e progresit ndaj frymës vetëshkatërruese
të së shkuarës. Amerika do të bëjë bashkë
politikat e saj me politikat e atyre që synojnë
paqen dhe do t‘i thotë para të gjithëve
ato që ua thotë privatisht hebrenjve
dhe palestinezëve. Ne nuk mund ta imponojmë
paqen. Në veten e tyre shumë
myslimanë janë të bindur që Izraeli do të
ekzistojë, sikundër shumë hebrenj janë të
bindur se palestinezët do të kenë një shtet
të tyren. Ka ardhur koha të veprojmë e të
realizojmë atë që të gjithë e mendojnë si
të vërtetë.
Shumë lot janë derdhur. Shumë gjak
është derdhur. Të gjithë ne kemi përgjegjësi
për të punuar për ditën kur nënat e
izraelitëve dhe palestinezëve do t‘i shohin
fëmijët të rriten pa frikë, kur Toka e Shenjtë
e tri besimeve më të mëdha të planetit do
të jetë vendi i paqes, vendi që Zoti kishte
ndërmend të ishte, kur Jerusalemi do të
jetë një shtëpi e sigurt për myslimanët,
hebrenjtë e të krishterët dhe një vend për
të gjithë fëmijët e Abrahamit, një vend
ku ata të jetojnë në paqe e së bashku, si
në tregimin e Izras, ku Moisiu, Jezusi dhe
Muhameti (paqja qoftë mbi të) luteshin
së bashku.
Çështja e tretë ka qenë një shkak
tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe
Republikës Islamike të Iranit. Për shumë
vite, Irani e ka përcaktuar qëndrimin e tij
pjesërisht përmes opozitës që i ka bërë
vendit tim dhe mes të dyja vendeve ka
një histori të trazuar. Në mesin e Luftës së
Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
luajtën një rol të caktuar për përmbysjen
nga pushteti të një qeverie iraniane të
zgjedhur në mënyrë demokratike. Që nga
Revolucioni Iranian, Irani ka luajtur rolin
e tij në aktet e dhunës apo pengmarrjeve
ndaj qytetarëve amerikanë ushtarakë, apo
civilë. Kjo është një histori që të gjithë e
dimë. Por në vend që të qëndroja i ngërthyer
në të shkuarën, unë ua bëra të qartë
liderëve të Iranit dhe popullit të tij se vendi
im është i përgatitur që të ecë përpara. Tani
çështja është se çfarë të ardhmeje kërkon
të ndërtojë Irani?
Do të jetë e vështirë që të tejkalohen
menjëherë dhjetëvjeçarët e mosbesimit,
por ne do të vazhdojmë me kurajë, korrektësi
dhe vendosmëri. Ka shumë çështje
për të diskutuar mes të dyja vendeve dhe
ne jemi të gatshëm që të ecim përpara pa
parakushte në bazën e respektit reciprok.
Por është e qartë për të gjithë se kur bëhet
fjalë për armët bërthamore ne kemi mbërritur
në një pikë vendimtare. Kjo nuk ka të
bëjë vetëm me interesat amerikane. Kjo
ka të bëjë me parandalimin e një gare të
armëve bërthamore në Lindjen e Mesme
që do ta çonte rajonin dhe mbarë botën në
një rrugë shumë të rrezikshme. Unë i kuptoj
ata që protestojnë në lidhje me faktin
që disa vende kanë armë bërthamore e të
tjera vende nuk kanë. Asnjë vend i vetëm
nuk duhet të vendosë, apo të zgjedhë se
cili vend duhet, apo nuk duhet të ketë
armë bërthamore. Ja përse unë rikonfi rmoj
zotimin e Amerikës për një botë në të
cilën asnjë vend nuk ka armë bërthamore
dhe çdo vend, përfshi Iranin, të ketë të
drejtën e eksesit në energjinë bërthamore
pa i përdorur ato për shkaqe luftarake. Ky
zotim është në thelbin e marrëveshjes dhe
jam i bindur që të gjitha vendet në rajon
mund ta arrijnë këtë objektiv.
Çështja e katërt ka qenë kundërshtia
për promovimin e demokracisë gjatë
viteve të fundit dhe kundërshtia më e
madhe ka të bëjë me luftën në Irak. Më
lejoni të jem i qartë për diçka: asnjë sistem
qeverisës mund, apo duhet t‘i imponohet
një tjetri. Kjo nuk e zbeh aspak zotimin
tim. Çdo komb i jep jetë këtij parimi në
mënyrën e tij origjinale, bazuar në traditën
e popullit të tij. Amerika nuk mendon se
di gjithçka që është e mirë për të gjithë,
por jam i bindur se të gjithë njerëzit, pavarësisht
vendit, kanë mall për disa gjëra:
aftësinë për t‘u folur me mendje dhe për
të pasur zërin e tyre në mënyrën e qeverisjes,
besimit te ligji dhe administrimit
të barabartë të drejtësisë, një qeverie
transparente që nuk vjedh nga populli
lirinë për të jetuar sipas asaj që zgjedh.
Këto nuk janë vetëm ide amerikane, ato
quhen të drejta të njeriut dhe kjo është
arsyeja pse ne i mbështesim kudo qofshim.
Qeveritë që mbështesin këto të drejta janë
më të stabilizuara, më të suksesshme dhe
të sigurta. Shtypja e ideve nuk sjell aspak
zhdukjen e tyre. Amerika respekton të drejtën
e gjithë zërave të paqtë dhe pro ligjit
që të dëgjohen kudo në botë, edhe nëse ne
mund të mos jemi dakord me ta. Ne do t‘i
mirëpresim të gjitha qeveritë e zgjedhura
në mënyrë paqësore, me kusht që ato të
qeverisin me respekt popujt e tyre.
Kjo çështje e fundit është e rëndësishme,
sepse ka disa që bëjnë avokatin
e demokracisë, vetëm kur nuk janë në
pushtet. Sapo vijnë në pushtet shndërrohen
në shtypës të pamëshirshëm të të
drejtave të të tjerëve.
Çështja tjetër për të cilën dua të fl as
është liria e besimit. Islami ka një traditë
krenare tolerance. Këtë e shohim në historinë
e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë
periudhës së Inkuizicionit. Këtë e kam
parë edhe vetë personalisht në Indonezi,
aty ku kristianët e devotshëm adhuronin
lirshëm Zotin e tyre në një vend mysliman.
Ky është shpirti që na duhet sot. Njerëzit në
çdo vend duhet të jenë të lirë të zgjedhin
dhe të jetojnë besimin e tyre bazuar në atë
çka u thotë zemra, mendja e shpirti. Kjo
tolerancë është thelbësore për fenë, por
sfi dohet në mënyra nga më të ndryshmet.
Mes disa myslimanëve ka një tendencë
shqetësuese për të matur devotshmërinë
e një besimi me masën e dënimit të një
besimi tjetër. Pasuria e diversitetit të feve
duhet të mbetet. Çarjet duhet të mbyllen
edhe mes vetë myslimanëve, për shembull
ato mes sunitëve dhe shiitëve që kanë
shkaktuar dhunë e tragjedi, veçanërisht
në Irak. Liria e besimit është qendrore
për njerëzit për të jetuar së bashku.
Ne duhet gjithmonë të analizojmë
mënyrat e mbrojtjes së saj. Për vendet
perëndimore është e rëndësishme që
të shmangim pengimin e myslimanëve
për të praktikuar fenë ashtu sikundër ata
e kanë më për mbarë, për shembull në
rastin e veshjes. Nuk duhet të shfaqim
armiqësi ndaj asnjë feje në emër të
liberalizmit. Në fakt besimi duhet të
na bëjë bashkë. Ja përse po farkëtojmë
projekte të Amerikë që bëjnë bashkë të
krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë. Ja
përse mirëpresim përpjekjet e Mbretit
Saudit Abdullah për dialogun ndërfetar
dhe lidershipin e Turqisë në Aleancën e
Civilizimeve. Në të gjithë botën ne duhet
ta shndërrojmë dialogun në një shërbim
ndërfetar, kësisoj urat mes njerëzve do
të vendosen.
Çështja e gjashtë ka të bëjë me të
drejtat e grave. E di se ka debat në lidhje
me këtë çështje. Unë nuk jam me mendimin
e disave në Perëndim, që një grua
që zgjedh të mbulojë fl okët nuk është
e barabartë me një tjetër që nuk e bën
këtë zgjedhje, por besoj se një gruaje
që i mohohet shkollimi i është mohuar
barazia. Dhe nuk është rastësi që vendet
ku gratë janë të shkolluara mirë janë më
të begata nga ato ku gratë shtypen. Tani
më lejoni të jem i qartë: çështjet e barazisë
së grave nuk janë një çështje vetëm
e Islamit. Në Turqi, Pakistan, Bangladesh
dhe Indonezi ne kemi parë shumicën
myslimane që të zgjedhë një grua si
lideren e tij. Ndërkohë lufta për barazitë
mes burrit dhe gruas vazhdon edhe në
shumë aspekte të jetës amerikane dhe
në vende të ndryshme në të gjithë botën.
Bijat tona mund të kontribuojnë në
shoqërinë tonë, sikundër edhe bijtë
dhe begatia jonë e përbashkët do të
avancohej më shumë nëse burrat e gratë
do të jepnin gjithë potencialin e fuqisë
së tyre pa kufi zim. Unë nuk mendoj se
gratë duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje
si burrat për të qenë të barabarta me ta.
Dhe respektoj ato gra që zgjedhin një rol
tradite për veten e tyre. Por kjo vetëm në
rast se ato janë të lira në zgjedhjen e tyre.
Ja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës
do të bëjnë partneritet me çdo vend me
shumicë myslimane, që synon shkollimin
e femrave dhe do të ndihmojnë
gratë e reja të punësohen në projektet
e mikro-fi nancës, e mbi të gjitha, ndihmojnë
njerëzit të bëjnë realitet ëndrrat e
tyre. Së fundi, dua të diskutoj zhvillimin
ekonomik.
E di se për shumë globalizimi është
kontradiktor. Interneti dhe televizioni
sjellin dije dhe informacion, por edhe
seksualitet të tepruar dhe shumë dhunë.
Tregtia mund të të sjellë pasuri dhe
mundësi, por edhe të ndryshojë shumë
komunitetet. Në të gjitha kombet, përfshi
kombin tim, ky ndryshim mund të
sjellë frikë. Frikë se për shkak të modernitetit
mund të humbasim kontrollin
mbi zgjedhjet tona ekonomike, mbi politikën
dhe mbi të gjitha mbi identitetin
tonë. Këto gjëra janë vlerat më të mëdha
që ndajmë me komunitetet dhe familjet
tona. Por unë e di gjithashtu se përparimi
njerëzor nuk mund të mohohet. Nuk
duhet të ketë kontradiktë mes modernes
dhe traditës, sepse vende si Japonia dhe
Koreja e Jugut kanë arritur një zhvillim
të madh ekonomik, duke ruajtur edhe
traditat dhe kulturën e tyre. Kjo është e
vërtetë edhe në rastrin e Kuala Lumpurit
apo Dubait. Në lashtësi dhe në kohën
tonë, komunitetet myslimane kanë qenë
në avangardë të zhvillimit dhe shkollimit.
Shumë shtete të Gjirit Persik
përjetojnë një pasuri e begati të madhe
si pasojë e naftës së nëntokës së tyre dhe
disa vende të tjera po përqendrohen në
zhvillimin e mëtejshëm. Por të gjithë
së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm
se shkollimi dhe novacioni do të jenë
monedha e shekullit të 21-të. Ndërsa në
të shkuarën Amerika ka pasur më shumë
interes në naftën dhe gazin e vendeve të
Gjirit, në të ardhmen interesat do të jenë
më të mëdha. Për sa i përket shkollimit,
ne do të nisim programet e shkëmbimit
dhe shtojmë bursat e studimit, si ato që
sollën tim at nga Afrika në Amerikë për
të studiuar dhe do të nxisim më shumë
amerikanë të studiojnë në vendet myslimane.
Do të investojmë te mësuesit
online dhe do të krijojmë një rrjet të
ri online në mënyrë që adoleshentët
e Kansasit të mund të komunikojnë
në moment me atë të Kajros. Për sa i
përket shkencës dhe teknologjisë do të
lançojmë një fond të ri për të mbështetur
zhvillimin teknologjik në vendet me shumicë
myslimane dhe do të ndihmojmë
në transferimin e ideve të tyre në tregun
punës, në mënyrë që të krijohen vende
pune. Do të hapim qendra shkencore
në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë
Juglindore dhe do të caktojnë të dërguar
të posaçëm për çështjet shkencore që të
bashkëpunojnë në programet që zhvillojnë
burime të reja energjetike, që krijojnë
vende pune ekologjike etj. Sot po njoftoj
për një përpjekje të re globale me Organizatën
e Konferencës Islamike për çrrënjosjen
e poliomielitit. Dhe do të zgjerojmë
edhe partneritetin me komunitetet
myslimane për të promovuar shëndetin
e nënës dhe fëmijës. Të gjitha këto duhet
të bëhen në partneritet. Amerikanët
janë të gatshëm që të bashkojnë forcat
me qytetarët dhe qeveritë, organizatat e
komunitetet, liderët fetarë dhe bizneset
e komuniteteve myslimane në të gjithë
botën për të ndihmuar njerëzit për një
jetë më të mirë.
Çështjet që përshkrova më sipër nuk
janë të thjeshta, por ne kemi përgjegjësinë
për t‘u bërë bashkë në emër të botës
që duam, një bote që nuk kërcënohet
nga ekstremistët dhe një bote me trupat
amerikane në shtëpi, një bote ku
hebrenjtë dhe palestinezët janë të sigurt
në shtetet e tyre dhe energjia bërthamore
përdoret vetëm për qëllime civile,
një bote ku qeveritë janë në shërbim të
qytetarit dhe të drejtat e gjithë bijve të
Zotit respektohen. Këto janë interesat e
përbashkëta. Kjo është bota që kërkojmë
dhe që mund ta realizojmë vetëm së
bashku. E di që janë të shumtë ata, myslimanë
ose jo, që e vënë në dyshim këtë
fi llim të ri. Disa janë të etur për fl akët e
ndarjes dhe i bëjnë pritë progresit. Disa
të tjerë sugjerojnë se nuk ia vlen përpjekja,
sepse fati ynë është mosmarrëveshja
dhe civilizimet janë të destinuara të përplasen.
Të tjerë janë thjesht mosbesues
në lidhje me ndryshimet. Ka shumë frikë,
shumë mosbesim, por nëse zgjedhim të
mbesim të lidhur me të shkuarën nuk
do të mund të ecim kurrë përpara. Unë
dua veçanërisht të them se të rinjtë e
çdo feje, në çdo vend, ju mbi të gjitha e
keni aftësinë e të bërit të botës. Të gjithë
e ndajmë këtë botë së bashku për një
periudhë të shkurtër kohe. Çështja është
nëse këtë kohë e kalojmë të përqendruar
tek ato që na ndajnë, apo tek ato që na
bashkojnë, apo te zotimi për gjetjen e të
përbashkëtave, tek e ardhmja e fëmijëve
tanë dhe respekti për dinjitetin e gjithë
qenieve njerëzore. Është më e lehtë të
nisësh luftëra se sa t‘i përfundosh ato.
Është më e lehtë të fajësosh të tjerët se të
shohësh brenda vetes, të shohësh atë çka
ke të përbashkët me dikë e pastaj këtë ta
ndash. Por ne duhet të zgjedhim rrugën e
duhur, që shpesh mund të mos jetë më e
lehta. Ka gjithashtu një rregull që ndodhet
në bazën e çdo feje, ajo që ne duhet
t‘i bëjmë të tjerëve atë që do të donim të
tjerët të bënin për ne. Kjo e vërtetë nuk
njeh kufi j njerëzish dhe kombesh. Është
një besim i vjetër, që nuk është i bardhë,
apo i zi, i krishterë, apo mysliman, apo
hebre. Është një besim që ka pulsuar që
në djepin e civilizimit dhe që rreh ende
zemrën e miliona vetëve. Është besimi
te të tjerët ai besim që më solli sot këtu.
Ne kemi pushtetin të ndërtojmë
botën që duam, por vetëm nëse kemi
kurajën për të nisur një fi llim të ri, duke
pasur në mendje atë që është shkruar.
Kurani i Shenjtë na thotë: "O njerëzim! Të
kemi krijuar në formën e mashkullit dhe
femrës dhe me kombe e fi se në mënyrë
që të njihni njëri-tjetrin". Bibla na thotë:
"Të bekuar janë paqebërësit, sepse ata
do të quhen bij të Zotit". Njerëzit e botës
mund të jetojnë së bashku në paqe. Ne e
dimë se ky është vizioni i Zotit. Tani, kjo
duhet të jetë detyra jonë edhe këtu në Tokë.
Ju falënderoj dhe paqja e Zotit qoftë me ju.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›