E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamili çel sezonin turistik veror

Dita e Detit, tashmë është kthyer në një festë të përvitshme në Ksamil. Mbrëmjen e enjte, nën tingujt e këngëve të motrave Libohova dhe me një pjesëmarrje të gjerë të banorëve të qytezës, është zhvilluar çelja e sezonit të turizmit në qytezën e Ksamilit. Kryetari i komunës, Vesel Koçia vlerësoi ndryshimet e pritshme që do të sjellin edhe bumin turistik në Ksamil si ujësjellësin e ri, shëtitoren buzë detit, heqjen e bagëtive nga mjedisi i banesave, përgatitja e amvisave dhe shtëpive ksamiljote për turizmin familjar, krijimin e kushteve për një argëtim dhe shplodhje relaksuese etj. Rituali u mbush më tej nga programi me këngë, kërcime dhe veprimtari të ndryshme, i planifikuar në kuadër të Ditës së Detit, që për këtë vit do të ketë mbështetjen e një ndryshimi të pritshëm në infrastrukturë, në jetën social kulturore dhe në nivelin e jetesës, duke u pasuruar me ujësjellësin e ri, me mbi një kilometër shëtitore buzë deti, mjedise të kompletuara për shlodhje, argëtim etj .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›