Policia e Vlorës, postblloqe për kapjen e 40 vjeçarit që dhunoi për vdekje gruan
Policia e Vlorës është vënë në kërkim të gjetjes dhe arrestimit të 40-vjeçarit që dhunoi për vdekje gruan e tij dy ditë më parë, por ende nuk ka arritur rezultatin e pritshëm. Pas identifikimit të autorit të vrasjes se 36-vjeçares Luljeta Hodaj, nënë e tre fëmijëve të mitur, policia mundi të identifikonte autorin i cili ishte pikërisht bashkëshorti i saj, dhe pasi ka siguruar një foto të tij është vënë në lëvizje për ta arrestuar. Policia ka rrethuar të gjitha zonat rreth fshatit Armen ku ndodhi ngjarja.
Burime nga blutë bënë të ditur se deri tani janë inspektuar të gjitha stanet e zonës, ndërsa vijon kontrolli në zonat e thella në brendësi të pyjeve e luginave, nga fshati Treblovë, deri në zonën e Selenicës, vende ky dyshohet se është fshehur 40-vjecari Maksim Hodaj, i cili vrau bashkëshorten e tij, dy ditë më parë. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll banesash te të afërm të autorit të ngjarjes, por nuk ka rezultuar që ai të jetë ndaluar te asnjë nga familjarët në fshatin armen. Burime nga policia dhe grupi hetimor, bëjnë me dije se tashmë janë vënë në kontroll telefonat e të afërmeve, dhe njëkohësisht celulari i Maksim Hodaj, të cilin mendohet se ai e ka ende me vete. Një tjetër përpjekje e policisë për arrestimin e 40-vjeçarit Hodaj është janë edhe postblloqet e ngritura në të gjithat pikat dalëse nga zona e fshatit Armen, të qytetit të Vlorës dhe rrethet më të afërta ku mendohet se do të kishte qenë destinacioni i Maskim Hodaj. Burimet nga grupi hetimor, bëjnë me dije se janë vënë në dispozicion shumë forca policore, të cilat po krehin gjithë zonën dhe po ushtrojnë kontrolle banesash. Ndërkaq, vijon marrja në pyetje e njerëzve që mendojnë se kanë ndihmuar autorin në largim dhe arratisje nga vendngjarja. Informacioni, foto e të dhëna të autorit të vrasjes u janë dhënë edhe komisariateve të policisë në qytetet fqinje, me qëllim bashkëpunimin e mëtejshëm në arrestimin e tij. Por një pistë e mundshme është fakti se ai mund të ketë mbërritur në qytet dhe për këtë po ushtrohet kontroll intensiv edhe i pikave kufitare për të penguar mundësinë e daljes së tij jashtë shtetit shqiptar. E me gjithë gatishmërinë e plotë dhe kërkimet intensive të policisë, Maksim Hoaj ende nuk ka rënë në duart e bluve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak km larg qytetit të Vlorës në fshatin Armen. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 05:00, Maksim Hodaj, babai i tre fëmijëve ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Sapo ka mbërritur në banesë, ai ka filluar të ushtrojë dhunë me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij Luljeta Hodaj, ka ndërruar jetë në vend. Trupi i saj u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit.