Plagoset në protestë shefi i policisë së Fushë Krujës, prangosen organizatorët

Banorët protestojnë kundër ndotjes nga fabrika e çimentos. Policia: Protesta, e paligjshme
Konfrontimi me forcat e policisë gjatë manifestimit të banorëve të një lagjeje kundër ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në fushë-Krujë, është shoqëruar me shoqërimin në komisariat të organizatorëve të tij. Burime zyrtare nga Komisariati i Krujës bënë të ditur se manifestuesit janë paralajmëruar që të shpërndahen, por ata nuk kanë reaguar ndaj thirrjeve të policisë, duke i kundërshtuar ata, për të arritur deri në dëmtime trupore të punonjësve të Policisë. Sipas të njëjtave burime, ndër të dëmtuarit është dhe shefi i Rendit dhe Sigurisë Publike, Agron Brahaj. Komisariati i Krujës bëri të ditur publikisht se shërbimet e policisë, megjithëse kanë mbajtur nën kontroll situatën, duke bërë thirrje për të negociuar me manifestuesit që të lironin rrugën dhe turma të shpërndahej qetësisht, kjo nuk ka ndodhur. Ndërkaq, për këtë manifestim mësohet gjithashtu se pjesëmarrësit e tij nuk kishin paraqitur kërkesë për dhënie leje nga Komisariati i Policisë së Krujës. Lidhur me këtë ngjarje Policia e Durrësit ka vënë në pranga organizatorët e protestës së banorëve të Fushë Krujës. Në pranga janë vënë shtetasit Merit Loci, 43 vjeç dhe shtetasi Pëllumb Loci, 35 vjeç. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprat penale Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, për Kundërshtim i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik, për Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit të parashikuar nga nenet 269, 236, 293 të Kodit Penal. Arrestimet e tyre erdhën pas protestës së djeshme në Fushë Krujë.
Protesta
Një grup qytetarësh kanë protestuar dje kundër fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë dhe gjatë protestës ata janë përleshur me efektivat e rendit, duke lënë të plagosur komisarin e policisë së Fushë-Krujës, Agron Brahaj. Një ngjarje e tillë ka vënë në veprim forca speciale nga Durrësit, të cilët jo vetëm kanë liruar rrugën por kanë kryer edhe arrestimet për manifestime të paligjshme. Kjo është protesta e radhës që kanë nisur të bëjnë një grup personash, të cilët janë ndeshur me reagimin e forcave të policisë. Sipas deklarimeve zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut protesta nuk ishte e rregullt pasi organizatorët nuk kishin vënë në dijeni asnjë institucion shtetëror për këtë veprim. Nga ana tjetër, për të tërhequr vëmendjen si dhe për të ushtruar më shumë presion në drejtim të futjes për zgjidhje të ankesave të tyre, pjesëmarrës në protestë kanë zënë rrugën kombëtarë duke vendosur në të sende hekuri, automjete, traktorë me goma, plugje, drurë, shkurre dhe shumë sende të tjera. Manifestimi që është cilësuar i paligjshëm, ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit të djeshëm dhe ka paralizuar lëvizjen e mjeteve për të marrë drejtime të ndryshme për shkak të bllokimit të rrugës me materiale nga vetë protestuesit. Forcat e policisë së komisariatit të Fushë-Krujës janë përpjekur të bindin manifestuesit të lirojnë rrugën e bllokuar si dhe u kanë bërë të ditur se protesta ishte e paligjshme. Por banorët e lagjes manifestuese kanë theksuar se fabrika e çimentos ka ndotur mjedisin ku ata jetojnë duke kërkuar marrjen e masave. Policia e Fushë-Krujës, nisur edhe nga situata e cila ka shkuar duke u rënduar për shkak të mosbindjes dhe agresivitetit të dëshmuar nga disa persona, ka vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit. Reagimi i banorëve ndaj thirrjeve të policisë ka qenë i paefektshëm, pasi një pjesë e banorëve të lagjes jo vetëm që nuk janë bindur por kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi policinë. Gjatë përleshjes me uniformat blu të shtetit banorët kanë plagosur rëndë shefin e rendit të sigurisë publike në Fushë-Krujë, komisar Agron Brahaj. Mbërritja e efektivave speciale ka normalizuar në pak minuta gjendjen, kurse komisar Brahaj është dërguar në spital pasi ka marrë fraktura të forta në gjoks por edhe në pjesën e shpatullave e të gjymtyrëve, ndërsa ka pasur shenja dhune të dukshme edhe në fytyrë.