1.2 milion USD magazina e Zotajt, ku u gjetën cigaret kontrabandë

28/05/2005 Prokuroria, gjysma e kolive me vlerë rreth 4 milionë dollarë është hedhur në treg
Afro 1 milion euro është rezultati i vlerësimit paraprak të magazinës në pronësi të Fatmir Zotajt, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se një pjesë e madhe e paketave që janë depozituar në këtë magazinë, janë transportuar diku tjetër apo janë shitur. Bëhet fjalë për afro gjysmën e kolive me cigare që kanë mbërritur nga Mali i Zi dhe kanë kaluar pa çdoganim në Portin e Durrësit. Nga verifikimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rezulton paraprakisht se vlera e parave e cigareve të nxjerra nga magazina, është e përafërt me ato të sekuestruara, rreth 4 milionë dollarë.
Vlerësimi
Nga verifikimet e pasurive të pronarëve të cigareve kontrabandë dhe kolive të sekuestruara, janë konkluduar paraprakisht disa shifra të përafërta. Kështu, rreth 1 milion euro është vlerësuar magazina në Shkozet të Durrësit, pronë e Fatmir Zotajt, i cili është shpallur në kërkim. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se magazina zotëron 10 mijë metra katrorë sipërfaqe të modifikuara me të gjitha pajisjet e nevojshme për sigurimin e mallrave nga më të ndryshëm. Ndërkaq, sipas burimeve, anija “Posidon” dhe “Eni” arrijnë shifrën e rreth 500 deri në 600 mijë eurove secila. Por gjatë hetimit është konkluduar se veç 4 milionë dollarëve cigare që janë sekuestruar, afro po kaq janë transportuar më parë nga magazina diku tjetër, ose janë shitur para bllokimit nga Prokuroria. Sipas burimeve të Prokurorisë, nga krahasimi që është bërë mes tre ngarkesave në Mal të Zi, me ato të sekuestruara në magazinën e Fatmir Zotajt, rezulton se disa prej kontenierëve janë boshatisur, që përbëjnë thuajse gjysmën e cigareve kontrabandë.
Hetimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar gjithë materialin origjinal të Portit të Durrësit, të një harku kohor 1-vjeçar. Bëhet fjalë për dokumentacionin ku janë pasqyruar të gjitha itineraret e lëvizjeve të anijeve dhe transportimet e importimet e mallrave që kanë kryer ato në bazë ligjore. Pas kapjes dhe sekuestrimit të 4 milionë dollarë cigare, e sekuestrimit të dy anijeve, Prokuroria ka filluar një hetim më të gjerë rreth kontrabandës. Kështu do të verifikohen të gjitha komunikimet që kanë bërë anijet me kapitenerinë e Portit të Durrësit, për rrugëtimet e tyre dhe mallrat që kanë çdoganuar në këtë port. Ndërkaq, këto të dhëna do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të vendeve të huaja, që drejtuesit e anijeve kanë raportuar si destinacion pranë kapitenerisë në kohë të ndryshme, për të parë nëse kanë marrë apo jo ngarkesa atje. Nga hetimet e deritanishme është konkluduar kalimi kontrabandë i tre ngarkesave të marra në Mal të Zi. Një në mes të prillit me anijen “Poseidon” dhe dy me anijen “Eni”, përkatësisht më datë 8 mars dhe 29 mars. Hetimet kanë konkluduar gjithashtu se ngarkesa e transportuar me anijen “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, ka qenë për llogari të Fatmir Zotajt.
Marinarët e “Poseidon”: “Kishim gjashtë muaj pa marrë rrogat”
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Krimeve të Rënda, marinarët e anijes “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, kanë pohuar se kishin gjashtë muaj pa u paguar nga ky i fundit. Madje, ata janë shprehur se punonin në kushte mizerabël, ku u mungonte edhe ushqimi dhe uji gjatë rrugëtimeve. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, hetimet kanë konkluduar se marinarët kanë qenë të papërzier në kontrabandë dhe janë lënë të lirë.
Të ndaluarit
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit