Kënga popullore, nis maratonën në Gjirokastër
Artdashësit e Gjirokastrës kanë përcjellë gjatë mbrëmjes së djeshme spektaklin “Maratona e Këngës Popullore Qytetare - 3”, organizuar nga Televizioni Kombëtarë “Klan”, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të gurtë.
21 artistë të këngës popullore qytetare, të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, janë ngjitur në skenën e festivalit, i cili u zhvillua në “Bashtenë e Teqesë”, në Zonën Muzeale.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, tha për ATSH-në se, spektakli ka një gjeografi të gjerë të këngëtarëve nga shumë zona të vendit, të cilët shpalosën përpara publikut, këngët më të bukura qytetare.
Koncertit të “Maratonës së Këngës Popullore Qytetare -3", iu bashkuan mbrëmjen e djeshme motrat Libohova, Valbona Mema, Grupi “Erë e Tepelenës”, Rovena Stefa, Françesk Radi, Elisa Sina, Ervin Bushati etj., të cilët u duartrokitën nga publiku gjirokastritët, të dëshiruar për të përjetuar spektakle të tilla në qytetin muze.
Sezoni i fëmijëve
Qendra Kulturore Kombëtare e Fëmijëve në Tiranë ka planifikuar një sërë aktivitetesh për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008. Drejtoresha e QKKF-së, Ardita Repishti, rendit disa nga aktivitetet kulturore të kësaj qendre: Nga datat 26-31 Korrik, grupi i QKKF-së do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, në Pineto të Italisë.
Në korrik çelet ekspozita e fëmijëve kosovarë dhe atyre shqiptarë, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në fund të muajit shtator aktorët e QKKF-së do të prezantohen me një shfaqje në Teatrin e Kukullave. Në tetor, do të paraqitet një shfaqje në dy gjuhë në Teatrin e Kukullave. Panairi i librit për fëmijë, si dhe promovime të krijimtarisë së autorëve për fëmijë.