Riza: Berati në UNESCO, tregon cilët jemi
Berati hyn unanimisht në UNESCO, duke fituar statusin e trashëgimisë kulturore botërore. Dje, të 21 antarët e Këshillit të UNESCO-s të mbledhur në Quebec, në Kanada, kanë miratuar njëzëri pranimin e qytetit 2400 vjeçar në këtë organizëm botëror të trashëgimisë kulturore. Ajo që na ka shpjeguar dje, specialisti Riza, në një intervistë për gazetën “standard”, lidhet më fort me tezat hamendësuese që kanë qarkulluar në rajon për popullin shqiptar. Prerë Riza ka thënë: kjo ngjarje mbyll gjithë fjalët në hapësirën ballkanike, dhe evropiane, se ne jemi një popull endacak. Berati, Gjirokastra, banesat e kalasë së Ohrit dhe Dubrovniku të rralla në hapësirën ballkanike
Berati hyn unanimisht në UNESCO, duke fituar statusin e trashëgimisë kulturore botërore. Dje, të 21 antarët e Këshillit të UNESCO-s të mbledhur në Quebec, në Kanada, kanë miratuar një zëri pranimin e qytetit 2400 vjeçar në këtë organizëm botëror të trashëgimisë kulturore. Kalaja e Beratit, lagja brenda kësaj strukture, rrjeti urbanistik, banesat e rralla të vlerësuar si pjesë e historikut evropian-është motivimi përfundimtar që mbylli dosjen e Beratit, duke iu përgjigjur gjithë kërkesave dhe argumenteve pse ka vlera ky qytet.
Ndërsa në karrierën e specialistit të monumenteve, Emin Rizës që do të mbahet mend si protagonist për hartimin dhe përgatitjen e dy dosjeve, asaj të Gjirokastrës dhe së fundi të Beratit, kjo vlerësohet si një jetë modeste e një intelektuali në Shqipëri, ku kjo ngjarje është nga më të mëdhatë që iu ndodh.
Ajo që na ka shpjeguar dje, specialisti Riza, në një intervistë për gazetën “standard”, lidhet më fort me tezat hamendësuese që kanë qarkulluar në rajon për popullin shqiptar. Prerë Riza ka thënë: kjo ngjarje mbyll gjithë fjalët në hapësirën ballkanike, dhe evropiane, se ne nuk jemi një popull endacak, por kemi një histori e kulturë të zhvilluar, krejtësisht tradicionale dhe shumë të hershme. Berati, Gjirokastra, banesat e kalasë së Ohrit dhe Dubrovniku të rralla në hapësirën ballkanike. Kjo lidhet me Beratin dhe Gjirokastrën, arkitekturën dhe entografinë e banesave, mbi të cilat Riza ka hedhur karrierën e tij profesionale prej 44 vjetësh, e kurorëzuar me statusin e trashëgmisë botërore.
Është një çiftim i trashëgimisë kulturore, Gjirokastra dhe dje Berati, që përfshihen në UNESCO, çfarë dëshmie historiko-kulturore është për ju ky moment, duke iu referuar pasurisë së këtyre dy vendeve, si të rralla në rajon?
Për Beratin s’ka asnjë implikacion të dyshimit, ashtu si Gjirokastra, të dyja janë pasuri botërore. Shpallja nga UNESCO si trashëgimi botërore përbën një sukses të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë. Këto nuk janë fjalë të përgjithshme, por është një dëshmi e jashtëzakonshme veçanërisht për vlerat e mëdha që ka trashëgmia jonë kulturore për banesën, e cila për vetë karakterin e saj është pasqyruesja më e drejtëpërdrejtë e nivelit të zhvillimit të një kombi.
Banesa shqiptare gjatë shekujve XVII-XIX, ka qenë në vendet e para të hapësirës ballkanike duke treguar autoktoninë e popullit shqiptar, dhe jo ashtu siç na e paraqisin si popull endacak, me trillime nga më të pabazuarat
Kështu edhe ky fakt është argument i prekshëm i zhvillimit të kombit shqiptar në shekuj. Është interesante të përmendet se në hapësirën ballkanike, sa u takon fushës së ndërtimit të qyteteve, tani për tani vecantinë e kanë Berati dhe Gjirokastra, po ashtu është një lagje në kalanë e Ohrit si dhe Dubrovniku. Ky është një konsiderim i rëndësishëm prej UNESCO-s. Dhe rrjedhimisht do të jenë jo vetëm në kujdesin e qeverisë por dhe në kujdesin e këtij organizmi ndërkombëtar që mbron trashëgiminë botërore nga shkatërrimi.
A mund të na tregoni cili është motivimi thelbësor që e ka nxitur UNESCO-s t’i japë kartën e trashëgimisë botërore Beratit?
Është bërë një motivim i gjithanshëm, dhe shumëdimensional për Beratin nga UNESCO. Pasi Berati është një bashkësi shumë më e gjerë dëshmisë historiko-kulturore dhe ndërtimore. Duke nisur që nga kalaja e ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë, pra rreth 24 shekuj që tregojnë për një jetë të pandërprerë kulturore në drejtim të trashëgimisë që e kemi deri në ditët tona. Por, përveç kalasë, që ka qenë i fortifikuar për rrethana të kohës, është i famshëm edhe për ruajtjen e kulteve fetare, qoftë ato të krishtera dhe myslimane të cilat dallohen për nivele arkitekturore të larta.
Të gjitha së bashku shkojnë edhe me urbanizimin e qytetit që përbën një vlerë të rëndësishme, që për fatin e mirë është ruajtur që nga koha e themelimit, që i përket shekujve XVII-XIX.
Ju si specialist mendoni se arkitektura dhe etnografia e banesave të Beratit dhe Gjirokastrës ishin pika të forta, jo vetëm për faktin se mbartin dëshminë e zhvillimit tonë kulturor, por që ka çuar edhe në listimin e këtyre qyteteve në trashëgiminë botërore?
Ka një sërë rrethanash, sa historike, njerëzore, dhe kulturore që të gjitha bashkë kanë bërë dosjen e Beratit. Patjetër që karakteristikat unikale të banesave është një pikë e fortë e argumentit kulturor të trashëguar nga këto qytete, por edhe vetë vendosja e kalasë brenda një lagje të banuar, krijimi brenda kësaj strukture e një rrjeti urbanistik, dhe fakti që ende ruhet kjo lagjë- padyshim që e dallon, dhe përbën gjënë e rrallë në historikun e qyteteve evropiane. Siç e thashë edhe më lart, shtohet këtu edhe rrjeti rrugor, ndërtesat e kulteve- këtë të kaluar s’mund ta gjykosh me kriteret e sotme.
Berati ka qenë shumë i zhvilluar. Por kemi pasur edhe fatin që vetë qytetarët e këtyre dy qendrave i kanë ruajtur vetë këto dëshmi. Nga ana tjetër, qysh më 1961 me inisiativën e arkitektit Gani Strazimi, që ishte mësuesi i të gjithë, ne arritëm të vetformoheshim dhe sot pa vetmburrje mund të themi që kemi përballuar këtë detyrë të vështirë, duke menduar që sot dosja është komplikuar, dhe ka shumë kërkesa. Për të fituar na duhej edhe mënyra e paraqitjes dhe njohja e vlerave, si dhe argumentimi që ka treguar nivelin e njohjes është faktor i rëndësishëm.
Shqipëria tashmë është shënuar me jeshile në listën e trashëgimisë botërore, qoftë për Beratin ashtu dhe për Gjirokastrën dhe Butrintin. A është kjo një shenjë që qeveritë të jenë të përgjegjshme për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, sepse në të kundërt... dihet këto vende dalin jashtë kësaj liste?
Problemi është i rëndësishëm saqë duhet thënë të vërtetat ashtu siç janë. Nuk më interesojnë qeveritë. Të gjitha kanë detyrë parësore mbarëvajtjen e vendit dhe përkujdesjen e trashëgiminë. Gjatë viteve të tranzicionit në fushën e trashëgimisë ka pasur rënie, derisa në këto vite ka fatmirësisht qeveritë nuk mund të rrijnë indiferent ndaj këtyre vlerave, veçanërisht kam vënë re se ka një shtim të përkujdesjes. Tashmë jam i sigurtë se ky kujdes do të vijë duke u shtuar, kur sivjet për herë të parë fondet për restaurimet janë më të mëdha. Kjo është shenjë e mirë që tregon për seriozitet.
Ju jeni specialisti i monumenteve që do të mbaheni mend për përgjegjësinë që keni pasur për plotësimin e dy dosjeve, si të Gjirokastrës ashtu dhe të Beratit. A mund të na thoni se cfarë sfide ka qenë kjo në karrierën tuaj? Kohë, shumë punë, kërkesa rigoroze nga një institucion ndërkombëtar sic është UNESCO, cilat kanë qenë vështirësitë për t’u përballur me këtë eksperiencë?
Për të ndërmarrë hartimin e një dosje kishte të bënte me një pyetësor, përgatitur prej specialistëve më të shquar të fushës së trashëgimisë kulturore, që punonin për UNESCO-n. Është një libër i tërë që duhet të përgjigjesh brenda normave, dhe të japësh të gjitha shpjegimet e duhura. Dosja është rreptësisht e standardizuar dhe është pothuaj ezauruese, duke ju përgjigjur pyetjes se, përse ti pretendon që kjo të quhet pasuri botërore. Për ta hartuar këtë pyetësor patjetër duhet t’i njohësh këto vlera. Fakti që në Shqipëri, Instituti i Monumenteve është një institucion kërkimor shkencor, neve në mënyrë të natyrshëm na ka bërë specialistë. Për mua ka qenë sforcim të jap vlerat e Gjirokastrës, por nuk kam qenë i detyruar të bëj studime të veçanta. Kam 44 vite që merrem me këto dhe me banesat shqiptare, në këtë drejtim dhe për vetë sfidën intelektuale kjo ka qenë ngjarje për mua.
Gjithë puna tani qëndron tek restaurimi i banesave. Qarkullojnë zëra se fondacione të huaja, që kanë investuar në restaurimin e banesave të Gjirokastrës kanë devijuar nga arkitektura tradicionale. Ju e keni verifikuar një gjë të tillë?
Nuk mund ta pohoj këtë. Por mund të them se niveli i profesionalizmit në veprimtarinë shumë planëshe të restaurimit duhet të ketë rritje në të ardhmen.
Brezi ynë ka dhënë kontribut të madh në këtë drejtim. Kemi qenë të parët në këtë fushë, tani duhet që brezi i dytë, që i ka kushtet shumë më të mira se ne, ta cojë përpara me profesionalizëm dhe traditë këtë gjë. Në atë kohë ne nuk kemi pasur një libër për restaurimin. Ndërsa sot kanë se çfarë të lexojnë, botohet revista “Monumentet”, janë botuar rreth 25 monografi etj. Pikërisht ky brez duhet ta marrë në dorë vlerësimin e monumenteve dhe mbrojtjen e tyre.
Intervistoi:Vioelta Murati
BOX
Gjirokastra dhe Berati, çifti më i ri i industrisë turistike
Qyteti mbi 2400 vjeçar i Beratit, një qytet muze 130 kilometra larg Tiranës, fitoi sot statusin pasuri e trashëgimisë kulturore botërore e UNESCO-s.
"Të 21 anëtarët e Këshillit të UNESCO-s, të mbledhur dje në Quebec, në Kanada, miratuan një zëri pranimin e Beratit në këtë organizëm, duke i hapur dritën 'jeshile' zhvillimit të industrisë së turizmit kulturor në tre lagjet muzeale, Kala, Mangalem dhe Goricë si dhe krejt zonës", tha kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.
Së bashku me Giirokastrën, krijohet çifti më i ri i industrisë turistike në Shqipëri.
Kryebashkiaku Nasufi tha se, me marrjen e këtij statusi, pushteti lokal do të punojë me programe të hartuara mjaft mirë, me synim menaxhimin e një pasurie siç është Berati, i cili që sot e tutje do t'i përkasë gjithë njerëzimit. Lagjet e vjetra të qytetit, si Kalaja, e cila banohet prej 2400 vitesh, Mangalemi, që i ka dhënë emrin qytetit të "një mbi një dritareve", por dhe Gorica në këmbë të malit me të njëjtin emër, tashmë, do të marrin një vizion të ri. Për hartimin e dosjes, e cila fitoi sot "pasaportën" universale të UNESCO-s, punoi një Komision i posaçëm, me ekspertë vendas dhe të huaj, i drejtuar me shumë përkushtim nga Prof. Emin Riza. Pas Gjirokastrës, që fitoi statusin pasuri e UNESCO-s në vitin 2005, Berati është i dyti qytet shqiptar që fiton këtë status. Me vendim të Këshillit të UNESCO-s, Berati është përfshirë në të njëjtën kërkesë me Gjirokastrën, si dy qytete mjaft të ngjashme përsa i përket arkitekturës.