Gjithçka në 3D
Si funksionon sistemi që ka ndihmuar “Avatar”-in e James Cameron të fitojë çmimin “Oscar” për efektet speciale? Për ta kuptuar duhet të hyjmë në sekretet e sistemit tonë viziv. Mbyllnin njërin sy dhe ngrini vështrimin: në çfarë distance gjenden objektet që ju rrethojnë? Natyrisht që nuk mund ta dini me saktësi. Aftësia juaj për të parë është e njëjtë me atë të një kamere: shihni mirë atë që keni përpara, por nuk jeni i sigurt se në ç’distancë ndodhet, është më afër apo më larg jush. Duke hapur edhe syrin tjetër gjithçka bëhet më e qartë: natyrisht që në këtë situatë i perceptoni se ku ndodhen të gjitha objektet në tri dimensione. Kështu, nëse vini gishtin mes jush dhe një objekti që ndodhet larg, do t’u duket sikur janë dy objekte. Ky parim i të shikuarit të dy ose më shumë objekteve është i lidhur ngushtë si me realitetin tonë ashtu edhe me shfaqjen në kinema ose televizor.
AnatomiaRealizmi i një pamje në lëvizje me tri dimensione ka dy faza të ndryshme: gllabërimin dhe projektimin. “Hapi i parë konsiston në imitimin e anatomisë humane”, një specialist i specializuar në xhirimet 3D. “Për çdo telekamerë duhet të ndërtojmë një sistem të ngjashëm me kokën e personit që na vëzhgon. Pozicionojmë qendrat e optikave në dy kamera në një distancë të saktë, e barabartë me 6,5 cm: e njëjta që ndodhet mes bebeve të syve të një personi”. Një xhirim i këtij lloji lejon të kesh dy pamje të ndryshme dhe pjesërisht të mbivendosura: njëra është e destinuar për të djathtin, tjera për të majtin.
KonvergjencatProblemi i parë shfaqet në këtë pikë: akset pamore të syve tanë, nuk janë kurrë paralele si shinat e trenit. Gjithmonë puqen në një pikë precize, ku arrijmë të fokusohemi dhe të përftojmë tridimensionin perfekt. “Gjatë xhirimit kam dy mundësi: mund të caktoj një pikë konvergjence mes telekamerave ose t’i lë paralele. Në pikën e parë e vendos unë se ku duhet të shohë spektatori: i krijoj një pamje optimale 3D, vetëm që të shohë atë pikë! Kjo skenë është shumë e thjeshtë mes dy personave që dialogojnë dhe shumë e vështirë mes një beteje ku po luftojnë dy ushtri. Gjithsesi, me kamera paralele, lejoj që truri i spektatorit “të shkojë” kudo, sipas dëshirës që ai dëshiron të shohë: puna ime do të jetë më e lehtë, por do ta detyrojë spektatorin të lodhet dhe të bëhet i padurueshëm”, shpjegon specialisti.
SyzetKjo e fundit ka qenë zgjedhja e xhirimeve të fundit në 3D, nga filmi i famshëm “Monstra e lagunës së zezë”(1954), te “Peshkaqeni III” (1983). Filmi i fundit “Avatar” është realizuar në mënyrë të përzierë, duke alternuar skena konvergjente me paralele. Por pas xhirimeve lindi një problem i dytë: si mund të bëhet që çdo sy të shohë vetëm imazhin që i kushtohet atij dhe jo “shumën” e të dyjave në ekran? Për këtë nevojiten syzet mbrojtëse, të cilat duhen vënë para se të nisin xhirimet. “Mënyra e vetme për të krijuar 3D-të është t’i japësh trurit dy informacione, nga dy kanale të ndryshme, i djathti dhe i majti”, thotë specialisti. Të fshehtat për të arritur këtë sistem janë dy, optik dhe mekanik: i pari është sistemi i syzeve “të kuqe” dhe “blu” të përhapura që në vitet ’70 dhe shumë të përdorshme, sepse ishin ekonomike. Por ashtu si çdo gjë tjetër kanë një dizavantazh: ndryshojnë shumë rezultatin e ngjyrave (figurat deformohen dhe ngjyrat mbizotëruese janë vetëm e kuqja dhe bluja), duke e bërë pamjen me cilësi të ulët.
I njëjti parim funksionimi është përdorur për syzet me lente të polarizuara, me dy imazhe të ndryshme nga polarizimi. Si alternativë, filmi 3D mund të jetë projektuar duke përzier pamjet e syrit të djathtë dhe të majtë me një frekuencë që e kalon linjën e pamjeve mbi retinë: i njëjti parim që na lejon të shohim një film normal, por me dyfishin e kornizave dhe syze speciale, të cilat të mbrojnë dhe që njëherë mbyllin njërin sy pastaj tjetrin si dy qepalla të shpejta. Kjo është teknologjia e fundit e disponueshme, falë zhvillimit të syzeve speciale, pa fije, të përshtatura me xhama kristali, të cilat janë të afta të ndryshojnë ngjyrë në pak sekonda.
Një kuriozitet i vogël: fillimisht kjo teknikë është përdorur për herë të parë në vitin 1922.
Po në shtëpi?Metoda “shutter glasses” (syze që mbyllen) është pak e ndërlikuar, sepse është e nevojshme që aparati i projektimit të jetë i sinkronizuar me secilën nga anët e syzeve. Në këtë drejtim vazhdojmë edhe studimet për perfeksionimin e fushës 3D. Por çfarë rëndësie ka që në shtëpi njerëzit t’i shohin filmat në 3D në shtëpi?
TelevizoriSi fillim, një televizor me teknologji plazmë ose “LCd” me frekuencë të paktën 120hz, do të thotë që çdo sekondë, ekrani azhornohet 120 herë me fotogramë të ndryshme, një herë pamjen për syrin e djathtë dhe një herë tjetër për të majtin.
SyzetMe lexuesin ose televizorin do të shiten një ose shumë palë syze “shutter”. Funksionojnë me bateri, lidhen pa fisha në televizor dhe janë tepër të volitshme. Gjithashtu, mund të vihen edhe sipër syzeve me numër. Llojet e tjera të televizorëve do të kenë një sistem më të zhvilluar 3D: pra do të jetë e mundur që të shihen në tri dimensione edhe lajmet e reklamat.
Dhimbja e kokësNë disa raste disa spektatorë, kanë shfaqur vështirësi gjatë shikimit të një filmi, sidomos në kinema. “Nëse filmi është xhiruar në mënyrë korrekte, defektet e mundshme pamore kompensohen nga syzet ose lentet”, thotë një okulist.
#